Shumica e britanikëve duan që Brexit të shtyhet

Diel, 10 February 2019 17:13

Sipas një ankete të bërë nga gazeta e njohur britanike, “Independent”, shumica e popullit britanik dëshiron që kryeministrja May ta shtyjë për një datë tjetër daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, kur kanë mbetur rreth 50 ditë deri në afatin e fundit për ta marrë një vendim.

Kanë mbetur më pak se shtatë javë deri në daljen e detyrueshme të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ndërsa sipas anketës së organizuar nga gazeta britanike, 53 për qind e votuesve e përkrahin shtyrjen e afatit për daljen e vendit të tyre nga BE-ja. Ky rezultat mund t’i hapë derën mbajtjes së referendumit të dytë ose vazhdimit të negociatave me Brukselin.

Disa ministra të kabinetit qeveritar e kanë përkrahur zgjatjen e Nenit 50 për një periudhë të shkurtër për ta mundësuar miratimin e legjislacionit në Dhomën e Ulët. Rezultatet e anketës tregojnë se me qëndrimin e këtyre ministrave pajtohen edhe shumica e popullsisë.

Rreth 33 për qind e personave të anketuar kanë deklaruar se e mbështesin daljen e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje, ndërsa 14 për qind nuk kanë pasur një qëndrim të caktuar.

Megjithatë, 49 për qind e njerëzve besojnë se dalja pa marrëveshje do të ishte katastrofë ekonomike që do të shkaktonte pasoja të gjata, ndërsa 28 për qind e votuesve nuk pajtohen me këtë qëndrim, shkruan “Independent”.

Ende nuk dihet fati i Britanisë, ndërkohë që kryeministrja May pritet t’i kërkojë deputetëve britanikë më shumë kohë për të ndryshuar marrëveshjen e Brexit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...