Venezuelë, mijëra vullnetarë presin ndihmën humanitare

Hënë, 18 February 2019 11:49

Mijëra vullnetarë venezuelianë po përgatiten sot për të pritur në kufi ndihmën humanitare të grumbulluar në Kolombi, Brazil dhe në Curaçao me rrezikun e një sprove force me ushtrinë besnike të Nicolas Maduros.

Në këtë shtet i përfshirë në krizën ekonomike, ndihma emergjente është në qendër të përballjes mes opozitarit Juan Guaido, i njohur si president i përkohshëm nga rreth pesëdhjetë shtete dhe kreut të shtetit venezuelian, sipas së cilit ndihma nuk është gjë tjetër veçse një pretekst për një ndërhyrje ushtarake të SHBA-së.

Të shtunën, disa mijëra mbështetës të Juan Guaido u mblodhën në Los Cortijos, në verilindje të Karakasit, për t’u regjistruar në listat e vullnetarëve të gatshëm për të marrë pjesë në ”ortekun humanitar” të kërkuar nga kryetari i Parlamentit.

Sipas tij, 600 000 persona janë regjistruar deri tani vullnetarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...