Kaliforni, gati moratoriumi për dënimin me vdekje

E mërkurë, 13 Mars 2019 11:51

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv duke vendosur një moratorium mbi ekzekutimet. Ky është një hap i rëndësishëm në ngadalësimin mbarëkombëtar të përdorimit të dënimit me vdekje.

Kalifornia ka 737 të burgosur, të dënuar me vdekje, më shumë se çdo shtet tjetër. Mediat e SHBA njoftojnë se Guvernatori ka në plan të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, duke përshkruar dënimin me vdekje si “në kundërshtim me vlerat tona bazë”.

Kalifornia nuk ka kryer asnjë ekzekutime që nga viti 2006. Por pavarësisht këtij moratoriumi, asnjë i burgosur i dënuar me vdekje nuk do të lirohet.

Guvernatori aktualisht nuk ka fuqinë për të shfuqizuar legjislacionin e shtetit për ndëshkimin me vdekje të vendosur në vitin 1978. Shfuqizimi do të kërkonte një votim popullor në favor të ndryshimit. Mundësia tjetër për një votim të tillë do të ishte në zgjedhjet 2020.

Më shumë se 900 persona janë dënuar me vdekje në Kaliforni që nga viti 1978, por vetëm 13 janë ekzekutuar.

Ndërkohë autoritetet thonë se 79 të dënuar kanë vdekur nga shkaqe natyrale dhe 26 të tjerë kanë kryer vetëvrasje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...