Parlamenti britanik kundërshton Brexitin pa marrëveshje

E mërkurë, 13 Mars 2019 20:52

Parlamenti britanik ka miratuar amendamentin që kundështon çdo dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian pa pakt. Parlamenti ka votuar me 312 vota në të mirë të daljes së Britanisë me marrëveshje në krahasim me 308 kundër.

Votimi i së mërkurës është rezultat i refuzimit të planit të kryeministres May për largim nga blloku evropian, për herë të dytë me radhë.
Britania ishte planifikuar të largohej nga BE-ja më 29 mars të këtij viti, mirëpo tani ekziston dilema nëse një gjë e tillë do të ndodhë në kohë, meqë nuk ka pajtueshmëri në Britani për lidhjen që do të ketë shteti i tyre në të ardhmen me BE-në.

Çështja kryesore e diskutimit mbetet kufiri irlanez dhe kufiri i ashpër që mund të vendoset aty për mallra pas 29 marsit.
Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rihana boton librin e saj me 1,050 fotografi, nuk do ta besoni sa kushton

Show-biz

Rihana boton librin e saj me 1,050 fotografi, nuk do ta besoni sa kushton

Rihana është një prej këngëtareve me famë botërore, që ka botuar dhe nxjerrë në treg librin e saj autobiografik. Por ky libër ka të përfshirë plotë 1,050 fotografi të Rihanës, ku...

Sot publikohet lista më kandidatët për Topin e Artë

Sport

Sot publikohet lista më kandidatët për Topin e Artë

Revista prestigjioze franceze “France Football” do ta publikojë sot pasdite listën me kandidatët për Topin e Artë 2019, me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon që do ta vazhdojë rivalitetin për...

Po çonte ushqimet me kuaj drejt makinës, ja si u vra 55 vjeçari

Aktualitet

Po çonte ushqimet me kuaj drejt makinës, ja si u vra 55 vjeçari

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e sotme në Shkodër, ku një 55-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri. Viktima Lazër (Arra) Pjetrushi, u qëllua për vdekje...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!