Sulm terrorist në dy xhami, 49 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur rëndë. Katër të arrestuar

Premte, 15 Mars 2019 10:03

Të paktën dyzet persona janë vrarë dhe më shumë se 20 janë plagosur rëndë në një sulm me armë mbi dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re.

Numri i të plagosurve i ka kapërcyer 50. 

Kryeministri i Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i përshkroi incidentet si një sulm terrorist dhe si “një nga ditët më të errëta” të vendit.

Tre burra dhe një grua janë në paraburgim, tha oficeri i lartë i policisë, Mike Bush, por paralajmëroi se shumë të dyshuar mund të jenë të lirë.

Dëshmitarët treguan se tre burrat dhe gruaja kanë hapur zjarr njëkohësisht në dy xhamitë e qytetit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale.

Raporti i parë i një sulmi erdhi nga xhamia e Al Noor, e vendosur në qendër të Christchurch përgjatë Deans Avenue, përballë Hagley Park.

Agresori vuri në shënjestër dhomën e lutjeve të meshkujve në xhami, pastaj u zhvendos në dhomën e grave.Kryeministri i Australisë Scott Morrison tha se një nga të arrestuarit ishte një qytetar australian.

Ai e përshkroi sulmuesin e dyshuar si një “terrorist të dhunshëm ekstremist të krahut të djathtë”.

Një nga agresorët ka filmuar edhe pamjet e sulmit dhe i ka lëshuar në rrjetet sociale.

Një numër xhamish në Zelandën e Re janë mbyllur për arsye sigurie, ndërsa alarmi është ngritur edhe në Australi.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një akt ekstrem kundër emigrantëve dhe në mënyrë specifike të myslimanëve, që përfaqësojnë 1,1% të popullsisë në Zelandën e Re. 

Modifikuar më Premte, 15 Mars 2019 10:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...