Video/ ‘E ndihmova një të plagosur të fliste me gruan në telefon, vdiq vetëm pas pak minutash’

Premte, 15 Mars 2019 20:32

Një dëshmitare e ngjarjes së tmerrshme që ka tronditur të premten Zelandën e Re, ka rrëfyer me lot në sy të gjithë terrorin që kishte përjetuar.

Ajo ka treguar se si në një moment e ka parë një person të plagosur të shtrirë në rrugë i cili po përpiqej të telefononte gruan e vet për t’i ardhur në ndihmë.

66 vjeçarja tregon se si ia kishte marrë telefonin, dhe i kishte treguar gruas së personit të plagosur që burri i saj ishte plagosur.

“ Ia morra telefonin dhe i thash gruas së tij, që burri juaj është plagosur jashtë ndërtesës së Xhamisë. Por mos eja këtu tek “Deans Avenue” sepse është rrezik, por shko drejt në spital dhe prite atje”, ka rrëfyer ajo.

Më pas tregon për përpjekjet që kishte bërë për ta mbajtur në jetë personin e plagosur, megjithatë fatkeqësisht tregon se në momentin që e kishte kaluar rrugën ai kishte ndërruar jetë.

“I thash se nuk do të duhej të dorëzohej, sepse gruaja e tij ishte duke e pritur në spital. U përpoqëm ti jepnim ndihmë, por djali i gjorë ndërroi jetë sapo e kaluam rrugën, Nuk e kisha menduar se do të përjetoja diçka. Unë jam 66 vjeçare dhe nuk e kisha besuar së do të përjetoja diçka si kjo, të paktën jo në Zelandën e Re”, ka thënë ajo me lot në sy.

Teksa gazetari i thoshte se për këtë akt ajo ishte një heroinë, ajo nuk pranon, dhe me lot në sy thotë se do të kishte mundur të bënte diçka më shumë. Nga sulmi terrorist në dy Xhamitë në Zelandë të Re kanë mbetur të vdekur 49 persona ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Për një ngjarje të tillë makabër kanë reaguar edhe liderët botërorë, përfshirë edhe udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...