Arrestohet ish-futbollisti i njohur/ Transportoi 4 tonë kokainë në SHBA

E mërkurë, 20 Mars 2019 13:30

Një ish-futbollist kolumbian është arrestuar mbrëmë nga policia në Cali pasi akuzohet si pjesë e një rrjeti trafiku ndërkombëtar droge. Jhon Viafara lojtar i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe në La Liga me Real Sociedad apo në Angli me Portsmouth dhe Southampton, ka përfunduar në pranga pasi është ndalur nga policia kolumbiane me kërkesë nga antidroga amerikane që kërkon ekstradimin e tij, raporton CNA.al.

https://www.portsmouth.co.uk/webimage/1.8856651.1553081004!/image/image.jpg" alt="Image result for Jhon Viafara" width="668" height="445" style="box-sizing: inherit; border-style: none; display: inline-block; vertical-align: middle; max-width: 100%; height: auto;">

Sipas informacioneve të para rezulton se Viafara, i cili ka luajtur 34 ndeshje me përfaqësuesen e Kolumbisë, akuzohet se ishte pjesë e një rrjeti narkotrafikantësh që ka dërguar rreth 4 tonë kokainë në SHBA.  Pikërisht amerikanët kishin qenë ata që kishin ndjekur të gjithë operacionin duke sinjalizuar edhe policinë kolumbiane mbi vendndodhjen e ish-lojtarit.

Viafara u bë i famshëm gjatë periudhës së tij te Once Kaldas, me të cilën në vitin 2004 fitoi edhe Kupën Libertadores duke shënuar në finalen e fituar përballë Boca Juniors. Ai është një nga ish-futbollistët e shumtë të cilët kanë vazhduar një karrierë prej “narcos”, duke shfrytëzuar lidhjet që kishin krijuar gjatë karrierës apo famën për të shpërndarë substanca të palejuara.
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...