Facebook përgatitet për supergjobën

E Enjte, 25 Prill 2019 13:11

Facebook rrezikon një gjobë deri në 5 miliardë dollarë nga ana e komisionit federal tregtar. Agjencia qeveritare amerikane heton mbi shkeljen e mundshme të një marrëveshjeje të 2011 që garantonte privatësinë e përdoruesve, pas skandalit të Cambridge Analytica, që ka patur akses në 87 milionë përdorues pa dijeninë e tyre.

Për këtë fakt, kompania ka listuar si humbje në bilanc 3 milionë dollarë, në pritje të përfundimeve të hetimit.

Shuma, ka pasoja negative në rezultatet e semestrit të parë, pavarësisht se fitimet janë rritur në plan vjetor me 26 për qind, në 15.08 miliardë dollarë, duke kapërcyer parashikimet e analistëve.

Rritja e fitimeve është ndihmuar edhe nga ngritja e Instagramit dhe e shpenzimeve publicitare të kompanive. Por, fitimi neto ka shënuar një farë rënieje. Kjo kryesisht për shkak të përgatitjeve për sanksionin e mundshëm, që sidoqoftë nuk duket se i tremb investitorët: Në bursë, aksionet e Facebook kanë rezultuar me rritje.

Ajo që ndihmon platformën, është ecuria e mirë, pavarësisht skandaleve të kohëve të fundit. Facebook nuk resht së tërhequri përdorues të rinj dhe mbetet një platformë tërheqëse edhe për aksionistët dhe investitorët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...