“E treta e vërteta”, Biden shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në SHBA

E Enjte, 25 Prill 2019 17:52

Joe Biden, i jep fund spekulimeve duke shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara.

Me anë të këtij materiali të publikuar në “YouTube”, ish-nënpresidenti në mandatin e Barack Obama-s, bëri me dije se garon përherë të tretë për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Biden thotë në video se për kandidimin, mori shkas nga politikat e presidentit aktual të vendit, i cili barazoi supremacistët e bardhë që shpërndajnë urrejtje me ata që u ngritën kundër tyre.

“Ne jemi në betejë për shpirtin e këtij kombi. Nëse ne i japim Donald Trumpit 8 vite në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë përgjithmonë dhe në mënyrë rrënjësore karakterin e këtij kombi. Unë nuk mund të lejoj që kjo të ndodhë”, u shpreh Joe Biden, kandidat demokrat.

Nën sloganin “Amerika është një ide”, 76-vjeçari hyn kështu në një garë të vështirë me 20 kandidatë brenda partisë Demokratike. Ai do të përpiqet të bindë elektoratin demokrat që të mbështesë kandidaturën e tij, në mënyrë që të përballet me presidentin në detyrë, Donald Trump. Megjithatë gara e Biden mund të dëmtohet ndjeshëm edhe nga akuzat për sjellje të pahijshme ndaj grave. Pavarësisht kësaj, figura e tij gëzon një reputacion të mirë dhe ka mbështetje të konsiderueshme nga populli amerikan.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Merr fund i nxehti afrikan, bëhuni gati për reshje shiu

Aktualitet

Merr fund i nxehti afrikan, bëhuni gati për reshje shiu

Pas të nxehtit afrikan, moti në Europë do pësojë disa ndryshime të mëdha. sipas metereologut të Accuweather, Tyler Roys, shtatori do të sjellë reshje shiu në Ballkan. Sistemet e motit të...

Panariti: Zgjidhja e vetme, vetëm zgjedhje të përgjithshme dhe vendore

Politikë

Panariti: Zgjidhja e vetme, vetëm zgjedhje të përgjithshme dhe vendore

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend, duke theksuar se zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore janë e vetmja zgjidhje për...

Bie zjarr në një hotel në Ukrainë, tetë të vdekur

Globi

Bie zjarr në një hotel në Ukrainë, tetë të vdekur

Tetë njerëz kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një zjarr që ra mëngjesin e kësaj të shtune në një hotel privat në portin jugor...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!