Australia i shpall luftë maceve, objektivi: vrasja e 2 milionëve

Hënë, 29 Prill 2019 13:03

Prej disa vitesh, qeveria Australiane po lufton me një “popullsi” të cilën e konsideron jashtë kontrollit: macet e egra të rrugës. Sipas përllogaritjeve, janë rreth 2 deri në 6 milionë mace, të cilat vazhdojnë të riprodhohen me shpejtësi duke vënë në rrezik shumë gjallesa që jetojnë ekskluzivisht në Australi.

Për këtë shkak, në vitin 2015 qeveria australiane shpalli një program për të eliminuar të paktën 2 milionë mace deri në vitin 2020. Projekti është ende në vazhdim, por “New York Times Magazine” në një shkrim të gjatë sqaron se në praktikë, gjithçka duket më e vështirë nga sa parashikohej.

Sipas studiuesve, rezulton se macet e egra janë përgjegjëse për zhdukjen e të paktën 22 specieve, ndërsa kërcënojnë edhe shumë të tjera. Llogaritet se në një vit, macet në Australi vrasin rreth 377 milionë zogj dhe 649 milionë zvarranikë.

Problemi është se macet e egra të rrugës janë shumë të vështira për t’u kapur dhe gjithashtu dihet shumë pak për zakonet e tyre. Duke shfrytëzuar faktin se këto mace janë gjuetare për nga natyra, edhe pse mund të mos kenë nevojë për të ngrënë, autoritetet australiane kanë nisur shpërndarjen e salsiçeve të helmuara të cilat hahen nga qindra mace.

Llogaritet se në vitin e parë të zbatimit të planit të qeverisë, janë vrarë rreth 200 mijë mace. Por fakti që katër vite pas fillimit të kësaj fushate nuk ka ende statistika të qarta, e bën të vështirë arritjen e planit deri në vitin 2020. Në disa bashki, njerëzit shpërblehen me 10 dollarë nëse kapin dhe dorëzojnë tek autoritetet një mace të egër.

Kjo gjë sigurisht është kundërshtuar nga organizata të ndryshme. Në një spot publicitar, hidhen poshtë shifrat e qeverisë. Në fakt, në vitin 2015 qeveria vlerësonte se ishin nga 5 deri në 18 milionë mace të egra, por vetëm një studim më i saktë i vitit 2017 tregoi se bëhej fjalë për 2 deri në 6 milionë të tilla, fakt ky që e bën të vështirë arritjen e objektivit të Australisë për eliminimin e 2 milionë maceve./Opinion.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...