Jep dorëheqje perandori i Japonisë

Tuesday, 30 Prill 2019 13:50
 

Perandori i Japonisë, Akihito, 85 vjeçar, ka deklaruar se do të jap dorëheqje, duke i hapur rrugë kështu rrugën princit Naruhito, 59 vjeçar, që të jetë udhëheqës i perandorisë më të vjetër në botë. Ai e dha këtë lajm në kryeqytetin japonez, Tokio, ku edhe i përmendi arsyet, pse po e bën këtë veprim, që nuk ka ndodhur 200 vite në familjen perandorake, raporton BBC.

Ai ka kërkuar leje nga populli që ta lejojnë atë që të dalë në pension, me arsyen se për shkak të moshës dhe shëndetit, nuk është në gjendje t’i shërbejë vendit ashtu siç duhet.

Princi Naruhito, është pasardhësi dhe trashëgimtari i fronit, i cili pritet të bëhet perandori e do ta fillojë epokën e re perandorake.

Në Japoni, i pari i familjes mbretërore, nuk ka ndonjë rol politik, por i shërben popullit, si figura numër një e vendit.

Duke folur në fjalimin e tij të fundit si perandor, Akihito tha se “ai i uron Japonisë dhe botës paqe dhe prosperitet.”

“Jam thellësisht mirënjohës për njerëzit që më pranuan mua si simbol i perandorisë dhe vendit tonë”, shtoi ai.

Akihito ka shërbyer si perandor për 30 vite me radhe. Para tij ka qenë vëllai i cili ka shërbyer si i pari i vendit, ndërsa babai i tij, është perandori i cili e humbi Luftën e Dytë Botërore, dhe u detyra të largohet nga skena politike, duke i hapur rrugë demokracisë. Që nga ajo kohë, perandori japonez, ka rol simbolik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...