Notre Dame, emocion, solidaritet dhe polemika

E Enjte, 02 May 2019 09:58

Pesëmbëdhjetë ditë pas zjarrit në Notrë Dam, që tronditi opinionin botëror, çdo ditë sjell një vrull solidariteti dhe polemikash, ndërkohë që qeveria përgatitet të depozitojë një projektligj të diskutueshëm në parlament për ta rindërtuar atë brenda pesë viteve.

I quajtur “Restaurimi dhe ruajtja e Notrë Damit”, projektligji që trajton ndryshimet e reja për mbrojtjen e trashëgimisë, duhet të paraqitet në Komitetin për Çështjet Kulturore më 2 maj.

Në Notrë Dam, rreziku i rënies së pjesës ballore është përjashtuar dhe stacionet e metrosë janë rihapur.

Arkitektët, hetuesit dhe ekspertët po kryejnë vizita dhe mbledhje teknike mbi efektet e zjarrit dhe ujit dhe origjinën e incidentit, që megjithëse ndoshta aksidentale, ende nuk është bërë e njohur. Shkaku më i përmendur është një qark i shkurtër elektrik.

Aksioni i parë u krye me sukses, pasi pikturat e mëdha u transferuan pa u dëmtuar drejt Luvrit.

I vetëdijshëm për kuptimin simbolik të Notrë Damit në historinë franceze, presidenti Emmanuel Macron reagoi ditën pas kësaj fatkeqësie traumatike duke premtuar se katedralja do të rindërtohej “më e bukur” se më parë për Lojërat Olimpike 2014.

Vullnetarizëm apo nxitim?

Një gjest i përshëndetur si “një veprim vullnetarizmi”, por edhe si një shenjë  “nxitimi” i një kreu shteti, të vënë në telashe nga jelekverdhet dhe i etur për të rifituar kontrollin e një teme konsensuale.

Polemika e parë: ekspertët nuk pajtohen me mundësinë e përmbushjes së këtij afati. Jo mjaftueshëm kohë për vepra që teknologjitë moderne mund t’i thjeshtojnë, siç është ajo e fazës paraprake të ekspertizave dhe përgatitjeve.

”Kohëzgjatja e nevojshme për restaurimin duhet të respektohet në mënyrë që vendi i ndërtimit të mos jetë me lagështirë”, arsyetojnë arkeologët.

Një diskutim i gjallë u zhvillua rreth çatisë: a duhet të rindërtohet me dru lisi, që do të merrte shumë kohë, apo prej betoni ose metali?

Konkursi ndërkombëtar i arkitektëve të shpallur në befasi për rindërtimin e çatisë është gjithashtu i diskutueshëm. Projekti që do të zgjidhet do të vendosë nëse çatia e Viollet-le-Duc do të rindërtohet ose nëse do t’i bindet “një stili arkitektonik bashkëkohor”, siç është mbrojtur nga kreu i shtetit.

“Starkitektët”

Një argument tjetër është shtuar mes atyre që duan të respektojnë qëllimin shpirtëror të ndërtimit dhe atyre që duan të largohen prej saj. Instalimi i galerive për vizitorët në çati, rindërtimi i gurit të qelqit janë ndër propozimet e para shqetësuese të “starkitektëve”.

Donacionet kanë vërshuar si kurrë më parë.

Janë përafërsisht një miliard euro: donacione nga patronët e mëdhenj si Pinault, Arnault ose ”Total”, ose shtete, por sidomos një numër i konsiderueshëm donacionesh nga individë.

Më shumë se 400 milionë euro janë mbledhur nga katër institucionet e përzgjedhura për parandalimin e mashtrimeve.

Ky shpërblim, ndërkohë që sipas vlerësimeve të ndryshme shuma totale e punës nuk i tejkalon 600 deri në 700 milionë euro, krijoi një tjetër mosmarrëveshje.

Ekzekutivi premton se të gjitha paratë nga donatorët do të shkojnë për Notrë Dame: por, pse të mos shpërndahet teprica për katedralet dhe kishat e tjera në rrezik?

Polemika e fundit dhe më e rëndësishme u ngrit nga paraqitja e një ligji të veçantë në Këshillin e Ministrave: “projekt i zjarrtë”, sipas ekspertit të ”Art Tribune” Didier Rykner, dhe “shqetësues” për prezantuesin televiziv, Stephane Bern.

Ajo ofron përfitime tatimore për donatorët. Por, më e rëndësishmja për sa i përket prokurimit publik dhe mbrojtjes së trashëgimisë që do të bëhej me urdhëresë, do të ketë masa për të shmangur dispozitat e caktuara legjislative.

”Qëllimi i tyre është te mos ngadalësohet  instalimi i ndërtesave të përkohshme pranë monumenteve si baza dhe katedralja e përkohshme, të cilat janë planifikuar të instalohen në oborr”, justifikohet Ministria franceze e Kulturës.

“Nxirrini të gjitha procedurat e zakonshme të restaurimit të monumenteve historike”, proteston Didier Rykner.

Ndërsa lëvizim ngadalë përmes operacioneve të pastrimit dhe hetimit mbi origjinën e zjarrit, në Asamblenë Kombëtare po përgatitet një debat i nxehtë./ (Nga Jean-Louis De La Vaissiere). (ATA)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...