Facebook forcon rregullat për “Live Streaming”

E Enjte, 16 May 2019 09:33

Facebook ka njoftuar se do të prezantojë kufizimet në shërbimin “Live Streaming” (transmetim i drejtpërdrejtë), duke aplikuar një politikë “one strike”, pas sulmeve terroriste të Christchurch.

Rikujtojmë se në një sulm terrorist në xhamitë Al Noor dhe Linwood në Christchurch të Zelandës së Re u vranë 50 besimtarë myslimanë të cilët kishin shkuar për të falur namazin e ditës së premte.

Guy Rosen, zëvendëspresident i Facebook-ut për menaxhimin e produkteve shkroi: “Pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Zelandën e Re, ne kemi shqyrtuar se çfarë mund të bëjmë më shumë për të kufizuar shërbimet tona nga përdorimi i tyre për të shkaktuar dëme apo për të përhapur urrejtjen”.

“Si rezultat i drejtpërdrejtë, duke filluar nga sot, njerëzit që kanë shkelur rregulla të caktuara në Facebook … do të kufizohen nga përdorimi i Facebook Live”, citohet të ketë thënë ai.

Ndryshe, vrasjet e 15 marsit në Zelandën e Re u transmetuan drejtpërdrejt në Facebook.

Politika “one strike” do t’i shoh përdoruesit të kufizohen nga përdorimi i transmetimit të drejtpërdrejtë për një periudhë të caktuar kohore.

“Për shembull, dikush që ndan një lidhje me një deklaratë nga një grup terrorist pa kontekst do të bllokohet menjëherë nga përdorimi i Live për një periudhë të caktuar kohe”, ka thënë tutje Rosen.

Pritet që Facebook të investojë 7.5 milionë dollarë në kërkime për të përmirësuar teknologjinë e analizës së imazhit dhe të videos – gjithashtu duke bashkëpunuar edhe me universitetet amerikane për të parë teknika të reja.

Modifikuar më E Enjte, 16 May 2019 09:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...