Katastrofë humanitare në Venezuelë, mbi 4 milionë vetë janë larguar nga vendi

Premte, 07 June 2019 22:11

Përkeqësimi i gjendjes humanitare në Venezuelë ka nxitur largimin nga vendi të mbi katër milionë qytetarëve. Sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara, vetëm në shtatë muajt e fundit janë larguar mbi një milion vetë. Ndërkohë kriza ekonomike dhe politike ka sjellë dyfishimin e normave të vdekshmërisë foshnjore.

Mbi katër milionë vetë janë larguar nga Venezuela për shkak të krizës ekonomike dhe humanitare.

Sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara, numri i qytetarëve të larguar nga vendi arriti kulmin nga viti 2015, ndërsa në shtatë muajt e fundit janë larguar mbi një milion vetë.

OKB-ja thotë se vendet që janë duke strehuar tani refugjatët venezuelas kanë nevojë urgjente për mbështetje ndërkombëtare. Shumica e refugjatëve është duke u strehuar në Kolumbi dhe në Peru.

Për shkak të krizës ekonomike dhe inflacionit të lartë Venezuela ndeshet me mungesën e furnizimeve bazë, nga ushqimi dhe barnat.

Ndërkohë kriza është thelluar këtë vit për shkak të mosmarrëveshjeve politike dhe protestave të vazhdueshme për të larguar presidentin e kontestuar Nikolas Maduro.

Venezuelasit përbëjnë tani grupin më të madh shoqëror të shpërngulur nga vendi i tyre, vlerëson Organizata Ndërkombëtare për Migracionin. Ndërkohë të dhënat janë edhe për tronditëse për fëmijët.

Sipas UNICEF, rreth 3.2 milionë fëmijë venezuelas, ose një në tre, kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Zëdhënësi i agjencisë, Christophe Boulierac, thekson se normat e vdekshmërisë tek fëmijët janë dyfishuar ose 31 vdekje për 1,000 lindje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...