SHBA pezullon taksat ndaj Meksikës, Trump vlerëson masat ndaj emigrantëve

Diel, 09 June 2019 10:05

Presidenti Donald Trump ka pezulluar planet për t’i vënë tarifa Meksikës, duke thënë se autoritetet meksikane janë zotuar të marrin “masa të forta” për të ndalur dyndjen e imigrantëve nga Amerika Qendrore drejt Shteteve të Bashkuara. Tarifat do të hynin në zbatim të hënën. Presidenti e njoftoi vendimin mbrëmë, pas kthimit nga udhëtimi në Evropë.

Në një deklaratë të përbashkët me Departamentin e Shtetit thuhet se Shtetet e Bashkuara “do të zgjerojnë menjëherë” një program për kthimin në Meksikë të azil-kërkuesve, ndërkohë që merren në shqyrtim kërkesat e tyre për azil. Meksika, thuhet në deklaratë, do t’u ofrojë atyre “punë, kujdes shëndetësor dhe arsim” në bazë të marrëveshjes.

Sipas njoftimit të administratës, Meksika ka rënë dakord të marrë “hapa të pashembullt” përshirë dislokimin e forcave të Gardës Kombëtare, sidomos në kufi me Guatemalën, për të forcuar zbatimin e rendit, në mënyrë që të kufizohet vala e imigrantëve.

Presidenti i Meksikës e përshëndeti njoftimin duke ftuar meksikanët të festojnë sot në Tihuana, një qytet në kufi me Shtetet e Bashkuara.

Për momentin marrëveshja eliminon kërcënimin për tarifa ndëshkuese ndaj importeve nga Meksika. Masat ishin kritikuar nga vetë republikanët si të dëmshme për ekonominë, duke rritur çmimet mbi mallra konsumi dhe duke kërcënuar një marrëveshje tregtare mes tre partnerëve të Amerikës së Veriut./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...