Tensionet në rritje me Iranin, SHBA kërkon përkrahje ndërkombëtare

Saturday, 15 June 2019 12:18

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes në SHBA, Patrick Shanahan, tha se Uashingtoni është fokusuar për të ndërtuar mbështetje ndërkombëtare dhe për të bërë një plan veprimi nëse situata vazhdon të përkeqësohet, pas sulmeve në cisternat e naftës në Gjirin e Omanit për të cilat SHBA e fajëson Iranin.

“Ne duhet të bëjmë plane emergjente nëse situata do të përkeqësohet. Po ashtu na duhet të zgjerojmë mbështetjen ndërkombëtare për këtë situatë”, tha ai.

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Iranin për sulmet e 13 qershorit ndaj dy cisternave të naftës.

Ushtria amerikane po ashtu publikoi një video, që tregon, siç thuhet, një ekip nga patrulla e Gardës Revolucionare të Iranit duke hequr një, siç thuhet, minë të pashpërthyer nga njëra anije, pas sulmit.

Zyrtarët i thanë CNN-it se Pentagoni beson se kjo ka qenë një përpjekje e forcave iraniane për të fshehur provat e përfshirjes së tyre.

Megjithatë, Irani ka mohuar çdo lidhje me sulmet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, i cilësoi akuzat e Uashingtonit si “alarmante” dhe tha se “akuzimi i Iranit për një incident të tillë të dyshimtë është mënyra më e thjeshtë dhe më e përshtatshme për Pompeon dhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së”.

Gjiri i Omanit ndodhet pranë Ngushticës së Hormuzit, që është një vendkalim për gati një të tretën e gjithë naftës që tregtohet nga deti

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...