Izrael, Netanyahu i jep emrin e Trump një qyteti

Hënë, 17 June 2019 08:49

Duke nisur nga kjo e diel, në Golan, një zonë e rëndësishme për Izraelin do të mbajë emrin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo më Bruchim, siç quhej prej kohësh, por Ramat Trump.

Guri i parë për emrin e ri dhe tabela që lajmëron ndryshimin, u vendosën nga Kryeministri Benyamin Netanyahu “për të nderuar një mik të madh”.

Në fjalën e tij, ai tha se, “Trump ishte lideri i parë ndërkombëtar që njohu sovranitetin izraelit në zonën e Golan”.

Netanyahu tha se Izraeli do të vijojë të ndërtojë në Golan për të gjithë banorët e tij, hebrenj ose jo dhe për të ardhmen e vendit.

Por opozita nuk mendon kështu duke qenë se në 17 shtator, Kryeministri Netanyahu, do ti nënshtrohet votimit, shkruan noa.al.

Në ceremoninë e rastit mori pjesë edhe ambasadori amerikan, David Friedman, ndërkohë që ky ndryshim vjen pasi Presidenti i SHBA, njohu sovranitetin izraelit të Golan, të pushtuar nga Siria, gjatë luftës së vitit 1967. 

3-37.jpg

Modifikuar më Hënë, 17 June 2019 08:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...