Në 2050 popullsia botërore do të arrijë në 9,7 miliardë

Tuesday, 18 June 2019 09:07

Popullsia e botës pritet të arrijë 9,7 miliardë në vitin 2050 kundrejt shifrës aktuale 7,7 miliardë, me një dyfishim të numrit të popullsisë në Afrikën sub-Sahariane, sipas një raporti të OKB-së të publikuar sot.

OKB-ja parashikon që popullsia mund të arrijë në rreth 11 miliardë individë në vitin 2100. Raporti “Perspektiva e popullsisë botërore” konfirmon ndërkohë plakjen e popullsisë së botës për shkak të rritjes së jetëgjatësisë dhe një rënie të numrit të lindjeve.

Numri i shteteve që po përjetojnë një rënie të numrit të popullsisë, sa vjen e po rritet, konstaton Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale i Kombeve të Bashkuara nga ku është bazuar dhe Raporti. Që nga viti 2010, 27 shtete ose territore kanë regjistruar një rënie prej të paktën 1% të numrit të popullsisë, një rënie për shkak të numrit të ulët të lindjeve.

Referuar hulumtimeve të kryera, OKB-ja parashikon që popullsia e Kinës pritet të shënojë një rënie me 31,4 milionë ose rreth 2,2 përqind, midis periudhës 2019-2050.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...