Përplasen me kamioçinën, vdesin 7 motoçiklistë (FOTO)

Saturday, 22 June 2019 15:24

“Shtatë motoçiklistë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes me një kamion që po ecte në drejtim të kundërt në New Hampshire, SHBA”, tha policia.

Autoritetet morën një telefonatë rreth orës 6:30 të mëngjesit të së premtes, në lidhje me një aksident ku ishte përfshirë një makinë dhe disa motora.

“Kamionçina, një Dodge 2500 i vitit 2016, po udhëtonte në perëndim në Route 2 ndërsa motoçiklistët po udhëtonin në lindje”, tha policia.

Ky është një nga aksidentet më të rëndë që ka ndodhur në këtë zonë.

Një grua ishte dëshmitare e ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme ku humbën jetën 7 persona. Miranda Thompson ishte disa makina pas aksidentit. Ajo tha për CNN se i pa motoçiklistët që ishin shtrirë kudo nëpër rrugë.

“Motoçiklistët ishin të shpërndarë në mes të rrugës. Dëgjoje ulërima ngado. Njerëzit që u gjendën aty pranë ndaluan dhe filluan të gjithë të japin ndihmën e parë me batanije, duke përdorur dhe kutinë e ndihmës së shpejtë” është shprehur ajo. /CNN/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...