Pompeo zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Afganistan

Tuesday, 25 June 2019 20:02

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se shpreson për një marrëveshje paqeje me talibanët “përpara 1 shtatorit”, ndërsa ai foli para gazetarëve gjatë një vizite të paparalajmëruar në kryeqytetin afgan, Kabul. Pompeo u takua me presidentin afgan, Ashraf Ghani dhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë afgan, si dhe me gjeneralin Scott Miller, i cili drejton Misionin Mbështetës të NATO-s dhe forcat amerikane në Afganistan.

Pompeo tha se paqja ishte “prioriteti më i lartë” i Uashingtonit në Afganistan. “Unë shpresoj se do të kemi një marrëveshje paqeje përpara 1 shtatorit”, tha Pompeo. Shtetet e Bashkuara filluan një ndërmjarrje të re shtatorin e kaluar për t’i sjellë talebanët në tryezën e bisedimeve në mënyrë që ti jepet fund luftës në Afganistan. Vizita e Pompeos në Kabul vjen përpara një rrethi të shtatë të bisedimeve të paqes midis liderëve talebanë dhe zyrtarëve të SHBA-së.

Rrethi tjetër i bisedimeve të paqes është planifikuar të fillojë më 29 qershor në Doha të Katarit. Bisedimet do të përqëndrohen në hartimin e një afati kohor për tërheqjen e trupave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara nga Afganistani dhe për një garanci talibane që militantët nuk do të planifikojnë sulme nga toka afgane. “Të gjitha palët pajtohen së një dakordim midis SHBA-së dhe talebanëve mbi terrorizmin dhe praninë e trupave të huaja do të hapë derën për dialogun dhe negociata brenda Afganistanit”, tha Pompeo.

Ai mbërriti në Kabul nga Lindja e Mesme ku zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për krizën e tensioneve në raportet me Iranin.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë dy të plagosur, 20-vjeçarja në gjendje të rëndë

Aktualitet

Aksident i rëndë dy të plagosur, 20-vjeçarja në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë në Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në rrugën e Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit...

Avioni me drogë në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika i denuari me 7.4 vjet

Aktualitet

Avioni me drogë në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika i denuari me 7.4 vjet

Një tjetër i kërkur bie në prangat e Policisë belge falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë belge. Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!