Hebrenjtë e rinj në Evropë më të ekspozuar ndaj anti-semitizmit

E Enjte, 04 July 2019 22:07

Evropianët e rinj hebraikë përjetojnë më shumë anti-semitizëm sesa prindërit e tyre, me një rritje të ngacmimeve që vijnë në postën elektronike, mesazhe dhe në mediat sociale, thuhet në një studim të Bashkimit Europian, që u publikua të enjten.

Rreth 44 për qind e të anketuarve, të moshës 16-34 vjeç, thanë se ishin ballafaquar me ngacmime, më shumë se dyfishi i përqindjes, te mbi 60 vjeçarët, thotë Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore. Më shumë se 80 për qind e hebrenjve, të të gjitha moshave, thanë se ndjenin se antisemitizmi ishte rritur në internet, gjatë pesë viteve të fundit, dhe rreth 70 për qind, thanë se u përballën me më shumë armiqësi në publik.

Edhe hulumtimet tjera kanë bërë të ditur se është shënuar rritje e sulmeve anti-semite në Perëndim, dhe për këtë i kanë fajësuar lëvizjet e krahut të djathtë dhe të majtë, si dhe ato populiste.

Shumica e të anketuarve në studimin e BE-së, thanë se myslimanët e vijës së ashpër ishin të përfshirë në ngacmimet ndaj hebrenjve. Më shumë se tre të katërtat e hebrenjve të rinj, nuk raportuan incidente të ngacmimeve, thuhet në studim. Komisionerja Evropian për Drejtësi, Vera Jourova premtoi se do të nxisë shtetet anëtare të BE-së për të bërë më shumë për të trajtuar problemin.

“Evropianët e rinj hebraikë janë më të ekspozuar ndaj incidenteve antisemite se sa prindërit e tyre”, tha ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...