Mbyllet fushata në Greqi, Tsipras drejt largimit nga pushteti. Vijojnë konservatorët e Mitsotakis

Premte, 05 July 2019 22:06

Qytetarët grekë do t’u drejtohen kutive të votimit këtë diel në zgjedhje parlamentare të parakohshme, pasi partia në pushtet e krahut të majtë Syriza, pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet evropiane dhe ato lokale te muajit të fundit.

Kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili erdhi në pushtet me platformën për daljen e vendit nga kriza gjashtë vjet më parë, reflektoi humbjen e partisë së tij duke kërkuar menjëherë zgjedhje të parakohshme.

Kreu i opozitës Kiriakos Mitsotakis nga ana tjetër premton taksa më të ulëta, privatizim më të madh të shërbimeve publike dhe plane të reja për të rinegociuar një marrëveshje me kreditorët e Greqisë që do të lejonin më shumë para për t’u riinvestuar në vend.

Tsipras, gjithashtu ka premtuar më shumë investime dhe kohët e fundit ka rritur pensionet. Politikat e tij të investimit do të duhej gjithashtu të rinegociohen me kreditorët, pasi vendi mbetet ende nën mbikëqyrjen e eurozonës.

Fakti që Greqia doli nga programi i shpëtimit në gusht 2018, nuk e bëri qeverinë e Ciprasit më popullore. Popullariteti i ciprasit ra ndjeshëm pas marrëveshjes së prespës vitin e shkuar ku emri i ri maqedonia e veriut e përfshin termin maqedoni, një pretendim grek të cilin qytetarët e saj nuk e pranojnë. Sondazhet e opinionit treguan se dy të tretat e grekëve ishin të pakënaqur me emrin, për shkak të ngjashmërisë së saj me rajonin grek të veriut të Maqedonisë.

Por Verën e shkuar, përvec daljes nga kriza dhe nënshkrimit të marrëveshjes së prespës, një zjarr i madh vdekjeprurës goditi fshatin bregdetar të Matit në bregun lindor të Greqisë, një zonë jo shumë larg Athinës dhe një destinacion turistik, ku 100 njerëz humbën jetën. Shkak për numrin e lartë të viktimave ishin edhe gabimet nga ana e autoriteteve lokale. Prokuroria nxorri në pah se kishte një mungesë absolute të komunikimit, kaos dhe një kolaps të sistemit, pasi zyrtarët kishin bërë gabime të pafalshme.

Për shumë arsye sondazhet i japin Kiriakos Micotakis një diferencë komode prej 8 perqind kundrejt kryeministrit aktual Tsipras, i cili pritet të ndëshkohet me votë ndërkohë që partia më e madhe opozitare Demokracia e Re është drejt marrjes së shumicës dërrmuese në parlament.

Modifikuar më Premte, 05 July 2019 22:06

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Emrat/ 6 kandidatë për Gjykatën Kushtetuese

Aktualitet

Emrat/ 6 kandidatë për Gjykatën Kushtetuese

6 kandidatë kanë paraqitur interes dhe kanë aplikuar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese pas rihapjes së garës nga Kuvendi me 21 gusht të këtij viti. Prej tyre do të përzgjidhet vetëm...

Spahiu: Edhe me kodin e ri zgjedhor nëse dalin sërish përgjime, nuk do ti njohim zgjedhjet

Politikë

Spahiu: Edhe me kodin e ri zgjedhor nëse dalin sërish përgjime, nuk do ti njohim zgjedhjet

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu në një intervistë për Ora News konfirmoi se nëse nga qeveria do të ketë një propozim serioz për zgjidhjen e krizës, opozita...

Grupi i famshëm i vajzave bashkohet, së shpejti me një super surprizë për fansat (FOTO)

Show-biz

Grupi i famshëm i vajzave bashkohet, së shpejti me një super surprizë për fansat (FOTO)

Grupi i famshëm muzikor, “Pussycat Dolls”, do të ribashkohet dhe do të ketë një surprizë të madhe për publikun. Pas 10-vitesh të ndara, vajzat e hitit “Don’t Cha”, do të mbajnë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!