Greqi, 6 të vdekur dhe 120 të plagosur nga moti i keq

E Enjte, 11 July 2019 08:50

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë plagosur pas një stuhie të fuqishme që ka prekur zonën turistike të Halkidhikisë rreth 80 km në lindje të Selanikut.

Pas një vale të motit të nxehtë me temperatura që shkuan mbi 38 gradë, në disa zona të Greqisë qendrore dhe asaj lindore moti është përkeqësuar dhe janë regjistruar fenomene të tejskajshme të motit.

Mbi 5000 vetëtima janë regjistruar brenda gjysmë ore në Sithoni të Halkidhikisë, ndërsa stuhia është shoqëruar edhe me rreshje të rrëmbyera shiu.

Midis viktimave janë dy fëmijë, një prej tyre vetëm 8 vjeç nga Rumania, i cili ka humbur jetën kur është shembur nga era e fuqishme çatia e një restoranti që ka zënë nën vete dhe ka plagosur për vdekje edhe një 54 vjeçare.

Gjithashtu një çift i moshuar nga Çekia kanë humbur jetën brenda një automjeti kur ai është rrëmbyer nga era.

Të paktën 120 vetë janë dërguar në spitalin e zonës dhe disa prej tyre janë dërguar në Selanik pasi kanë pasur plagë të rënda, ndërsa në zonë kanë operuar mbi 150 zjarrfikës dhe nëpunës të bashkive me 50 mjete.

Pasi në disa bashki ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm prej orës gjashtë të mëngjesit zona e Halkidhikisë e mbushur në këto ditë me mijëra turistë të huaj është shpallur në gjendje të jashtëzakonshme ndërsa ka mbërritur për të inspektuar situatën vetë ministri i Mbrojtjes së Qytetarit shkruan tch.

Ndërkohë fenomene të tejskajshme të motit janë regjistruar edhe në Korfuz, si dhe në Rodopi, në kufi me Turqinë.

Modifikuar më E Enjte, 11 July 2019 09:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...