Rreth 400 persona humbën jetën nga i nxehti

Premte, 09 August 2019 17:40

Të paktën 400 persona kanë humbur jetën në Holandë, si pasojë e të nxëhtit ekstrem në korrik, i cili mendohet se ka ndikuar në vdekjen e parakohshme.

Temperaturat arritën kulmin më 25 korrik dhe rezultuan vdekjeprurëse veçanërisht për moshat e treta. Edhe në Belgjikë mbi 100 veta kanë humbur jetën nga temperaturat e larta.

Ndërkohë sipas mediave holandeze vetëm në javën e tretë të korrikut në vend u regjistruan 2,964 vdekje në total.

Numri është 15 për qind më i lartë sesa në një javë normale vere. Agjencia holandeze e statistikave, interpreton pikërisht seme temperaturat ekstreme, duke marrë për bazë edhe të dhënat e ngjashme në vitin 2006, kur vendi sërish përjetoi disa valë vape mbytëse.

Ndërkohë më 25 korrik të këtij viti, në Holandë u shënua temperatura rekord prej afro 41 gradë Celsius.

Gjithashtu në një situatë të njëjtë për shkak të kushteve atmosferike u gjendën Gjermania dhe Belgjika, ndërsa Franca arriti ekstremin kombëtar prej 42.6 gradë Celsius.

I nxehti afrikan ka qenë veçanërisht vdekjeprurëse për moshat e treta, dhe rreth 300 holandezë që ndërruan jetë ishin të moshave mbi 80 vjeç.

Modifikuar më Premte, 09 August 2019 18:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...