Trump, së shpejti tjetër takim me Kim Jong-un

Premte, 09 August 2019 22:45

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se ka marrë një “letër të bukur” nga lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke shtuar se shumë shpejt mund të ketë një takim tjetër me të. Duke folur këtë të premte para mediave  amerikane, Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump nuk dha detaje se kur mund të bëhet një takim i tillë.

Koreja e Veriut ka testuar sërish raketa edhe pas takimit të 30 qershorit midis Trumpit dhe Kimit, në të cilin të dy liderët ranë dakord për të rihapur bisedimet e lëna pezull mes tyre.

Pheniani nga ana tjetër ka deklaruar se testimi i raketave është bërë si përgjigje ndaj ushtrimeve të përbashkëta ushtarake që janë zhvilluar ndërmjet Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara. SHBA-ja po synon që përmes bisedimeve të arrijë në një kompromis  për denuklearizimin e Koresë së Veriut dhe “frenimin” e ideve të Kim Jong-un mbi raketat bërthamore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...