Rusia u zotua se do të krijojë armë të reja bërthamore

Tuesday, 13 August 2019 11:58

Shefi për çështje bërthamore në Rusi, është zotuar se ky shtet do të vazhdojë të zhvillojë armë të reja, në një kohë kur pesë persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi gjatë testimit të një pajisjeje bërthamore.

E përditshmja amerikane, The New York Times, ka thënë më 12 gusht, duke cituar në kushte anonime disa zyrtartë amerikanë të inteligjencës, se Rusia duket se ka qenë duke testuar “një lloj të ri të raketës bërthamore” dhe se shpërthimi “mund të jetë një nga aksidentet më të këqija bërthamore në rajon pas Çernobilit”.

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara, “janë duke mësuar shumë në lidhje me shpërthimin”.

Duke iu referuar një rakete që dyshohet se ishte duke zhvilluar Rusia, Trump ka thënë se “shpërthimi ka shqetësuar shumë njerëz për ajrin, objektin dhe aspekte tjera”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë fillimisht se si pasojë e shpërthimit kanë vdekur dy persona dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Mirëpo, agjencia për fuqi atomike e kontrolluar nga shteti, Rosatom, ka pranuar se pesë punëtorë kanë vdekur, dhe tre janë plagosur.

Shpërthimi ishte përcjellë me një rritje të shkallës së rrezatimit në Severodvinsk, që gjendet rreth 40 kilometra në lindje të zonës së testimit, mirëpo sipas zyrtarëve një gjë e tillë nuk përbën rrezik.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka insistuar se nuk ka pasur rrezatim dhe nuk ka identifikuar llojin e raketës që ka qenë duke u testuar.Edhe në të kaluarën, Rusia ka mbajtur të fshehura incidentet e mëdha, duke përfshirë shpërthimin e centralit bërthamor të Çernobilit, që në ditët moderne gjendet në Ukrainë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...