Skandali seksual,Prokurori ndryshon drejtorin e burgut në Nju Jork

E mërkurë, 14 August 2019 17:05

Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka caktuar në një detyrë tjetër drejtorin e një burgu federal të Nju Jorkut si dhe ka urdhëruar pezullimin e dy rojeve pas vetëvrasjes së dyshuar të financierit Jeffrey Epstein.

Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçari Epstein po përballej me një proces gjyqësor nën akuza federale për trafikimin për qëllime seksuale të vajzave adoleshente, disa prej tyre 14 vjeç. Ai u gjet i vdekur në qelinë e tij të shtunën e kaluar dhe dyshohet se kishte varur veten me një çarçaf.

Muajin e kaluar për arsye ende të paqarta, Jeffrey Epstein ishte hequr nga “vëzhgimi për vetëvrasje”, një procedurë që zbatohet në rastet kur i burgosuri konsiderohet me rrezik për kryerjen e një akti të tillë. Pavarësisht kësaj rojet e burgut duhet ta kontrollonin atë çdo 30 minuta. Por sipas njoftimeve që i referohen një hetimi paraprak, procedurat nuk ishin zbatuar dhe Jeffrey Epstein ishte kontrolluar vetëm pas disa orësh.

Mendohet se Jeffrey Epstein dispononte një listë të gjatë të hartuar ndër vite, me miq të tij të pasur e të fuqishëm, duke përfshirë Presidentin Donald Trump, ish-Presidentin Bill Klinton dhe Princin e Britanisë Andrew, por ndaj asnjërit prej të tyre nuk janë ngritur akuza kriminale.

Prokurorët federalë dhe të FBI-së thonë se hetimi do të vazhdojë edhe pse Jeffrey Epstein ka vdekur. /Voa/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjendet një trup i pajetë rreth 1 milje në det, detajet që tregojnë për një vrasje

Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë rreth 1 milje në det, detajet që tregojnë për një vrasje

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të diele në ujërat e Adriatikut. Viktima është e seksit mashkull dhe është gjetur rreth 1 milje në det të hapur...

Sudan, ushtria dhe civilët marrëveshje për qeverisje të përbashkët

Globi

Sudan, ushtria dhe civilët marrëveshje për qeverisje të përbashkët

Këshilli ushtarak i Sudanit dhe aleanca e opozitës civile kanë nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e pushtetit. Marrëveshja do të krijojë një këshill të ri qeverisës, ku do të përfshihen...

Qeni antidrogë zbulon 55.5 kg kanabis

Aktualitet

Qeni antidrogë zbulon 55.5 kg kanabis

Policia Kufitare parandalon dhe  godet një rast të  tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në portin e Durrësit. Uniformat blu kanë sekuestruar 55.5 kilogramë kanabis, ndërsa kanë vënë në pranga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!