I ndaloi hyrjen dy kongresmeneve amerikane, Izraeli ndryshon mendje

Saturday, 17 August 2019 09:11

Izraeli ka ndryshuar përsëri kurs dhe ka vendosur të lejojë njërën nga dy ligjvënëset e Kongresit amerikan që më parë i kishte ndaluar të vizitonin vendin. Ministri i Brendshëm Aryeh Deri thotë se ligjvënësja Rashida Tlaib do të lejohet të hyjë për arsye humanitare për të vizituar gjyshen e saj 90-vjeçare në Bregun Perëndimor. Zonja Tlaib më pas refuzoi të shkojë.

Të enjten, Presidenti Donald Trump mohoi se ishte ai që kishte bindur Izraelin të ndalonte ligjvënëset Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar, të cilat janë kritike ndaj trajtimit që Izraeli u bën palestinezëve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Michael Brown, presidenti Trump e bëri të qartë qëndrimin e tij në mediat sociale dhe përballë gazetarëve, përpara se të merrte pjesë në një tubim fushate të enjten mbrëma për të entuziazmuar përkrahësit e tij.

Presidenti Trump tha se ai nuk e inkurajon apo dekurajon Izraelin që të ndalonte një vizitë nga ligjvënëset demokratike Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib.

 

“Ato janë kaq anti-Izraelite, janë anti-hebraike. Nëse njerëz të tjerë do të bënin ato deklarata do të kishin pasoja të rënda. Por unë kam folur me njerëzit atje sigurisht”, tha presidenti.

Zoti Trump nuk specifikoi se me kë kishte biseduar në Izrael.

Presideti Trump duket ta ketë sfiduar Izraelin në një postim në Twitter përpara se të merrej vendimi, duke shkruar, “Izraeli do të tregonte dobësi të madhe nëse lejon që

ligjvënëset Omar dhe Tlaib të vizitonin vendin. (Ato e urrejnë Izraelin dhe të gjithë popullin hebraik, dhe nuk ka asgjë që mund të thuhet ose të bëhet për të ndryshuar mendimin e tyre).

Ligjvënëset Omar dhe Tlaib kanë qenë kritike të zëshme të Izraelit dhe trajtimit të tij ndaj palestinezëve. Ato kishin në plan të vizitonin Izraelin dhe disa qytete në Bregun Perëndimor në ditët e ardhshme.

Udhëheqës hebraikë në shtetin Minesota që përfaqëson ligjvënësja Omar e kanë kritikuar Izraelin për ndalimin e vizitës së saj dhe Rashida Tlaibit nga Miçigani për shkak të mbështetjes së tyre për një lëvizje jo të dhunshme që kërkon t’i bëjë presion ekonomik Izraelit për t’i dhënë fund pushtimit prej tij të Bregut Perëndimor.

“Mendoj se ligjvënësja Ilhan Omar duhet të lejohet të udhëtojë në Izrael për të pare vetë faktet. Mendoj se vendimi për të mos e lejuar, është i gabuar”, thotë Jacob Frey, kryetar i bashkisë së Mineapolisit.

Ligjvënësja Omar u paraqit në një takim në Minesota të enjten mbrëma, por injoroi pyetjet e gazetarëve për këtë çështje.

Ajo më herët lëshoi një deklaratë ku thoshte se ndalimi i qeverisë izraelite për hyrjen e saj e pengoi atë të përmbushë detyrat e saj si anëtare e Kongresit amerikan – për të “kryer mbikëqyrje të ndihmës amerikane ndaj vendeve të huaja dhe për të sanksionuar praktikat e të drejtave të njeriut në të gjithë botën”.

Në llogarinë e tij në Twitter, Kryeministri Benjamin Netanyahu, e justifikoi vendimin, duke shkruar se ligjvënëset kishin “shënuar destinacionin e udhëtimit të tyre si Palestinë dhe jo Izrael dhe. . . nuk kërkonin të takonin ndonjë zyrtar izraelit, qoftë nga qeveria apo nga opozita”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...