Sudan, ushtria dhe civilët marrëveshje për qeverisje të përbashkët

Diel, 18 August 2019 10:30

Këshilli ushtarak i Sudanit dhe aleanca e opozitës civile kanë nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e pushtetit. Marrëveshja do të krijojë një këshill të ri qeverisës, ku do të përfshihen civilët dhe gjeneralët, e që do të mundësojë hapjen e rrugës për zgjedhjet e reja dhe sundimin civil.

Mohamed Hamad “Hemeti” Dagolo- që gjerësisht konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Sudan – është zotuar se do t’i përmbahet marrëveshjes. Në Sudan janë zhvilluar protesta pro-demokracisë, që prej muajit prill, kur u rrëzua nga pushteti Omar al-Bashir, transmeton BBC.

Marrëveshja e nënshkruar nga pjesëtarët e Këshillit ushtarak Hemeti dhe Gjenerali Abdel Fattah Abdelrahman Burhan,ndërkaq nga Aleanca për Liri dhe Ndryshim, që është një grup që përfaqëson protestuesit pro-demokracisë, këtë marrëveshje e nënshkroi Ahmed al-Rabie.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, të pranishëm ishin edhe kryeministrat e Etiopisë dhe Egjiptit si dhe liderë e presidentë të vendeve të tjera të rajonit. Sipas marrëveshjes së arritur, një këshill i pavarur, i përbërë nga gjashtë civilë dhe pesë gjeneralë, do të udhëheqë me vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Të dyja palët janë pajtuar që kryesimin e këtij këshilli ta bëjnë me rotacion, për tre vjetët e ardhshme. Ndërkaq, kryeministri, i cili do të vijnë nga radhët e civilëve, pritet të zgjidhet javën e ardhshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...