Gratë në Arabinë Saudite lejohen të udhëtojnë pa leje

E Enjte, 22 August 2019 12:53

Administrata e Arabisë Saudite njoftoi se, për herë të parë në historinë e vendit, ka filluar zbatimi i rregullores e cila parashikon që gratë të mund të udhëtojnë jashtë vendit pa lejen e meshkujve. Sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, të bazuar në një zyrtar të Ministrisë së Brendshme, rregulloret në fjalë kanë filluar të zbatohen në mbarë vendin.

Zyrtari theksoi se “ata që kanë pyetje në lidhje me rregulloret e reja duhet të drejtohen tek autoritetet përkatëse”.

Sipas dekretit të publikuar në Gazetën Zyrtare në Arabinë Saudite më 2 gusht, ishte paraqitur që “grave t’u njihen të drejtat për të nxjerr pasaportë dhe të udhëtojnë jashtë vendit ashtu siç u njihet edhe meshkujve, pa lejen e kujdestarëve të tyre meshkuj si baballarët, bashkëshortët, vëllezërit edhe djemtë e tyre”.

Para rregullores në fjalë gratë (pa marrë parasysh se në cilën grup moshë bëjnë pjesë) dhe meshkujt nën 21 vjeç duhej të merrnin leje nga kujdestarët e tyre për të mund të udhëtuar jashtë vendit.

Gjithashtu me të njëjtën rregullore adresa e vendbanimit të grave të martuara nuk është e detyrueshme të jetë njësoj me atë të bashkëshortit, si dhe për herë të parë u njihen të drejtat si nxjerrja e dokumenteve zyrtare të lindjes, martesës, ndarjes dhe të tjera si dhe marrja e kujdestarisë së fëmijëve të tyre të vegjël.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...