Zjarret në Amazonë, Macron: Krizë ndërkombëtare, shtëpia jonë po digjet

Premte, 23 August 2019 10:42

“Shtëpia jonë po digjet”. Parlajmërimi vjen nga Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili tha se numri rekord i zjarreve në pyllin e Amazonës përbën një krizë ndërkombëtare.

Kreu i Elizesë kërkoi që çështja të jetë në krye të axhendës së samitit të G7-s që nis këtë javë.

“Shtëpia jonë po digjet. Pyjet e Amazonës, mushkëritë që prodhojnë 20% të oksigjenit të planetit tonë, janë mes flakëve. Është një krizë ndërkombëtare. Anëtarë të samitit të G7-s, le ta kemi prioritet këtë emergjencë”, tha Macron.

Por, Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, u përgjigj duke e akuzuar Macronin se po shfrytëzonte çështjen për qëllime politike. Sipas tij, thirrjet për të diskutuar mbi zjarret në samitin ku Brazili nuk merr pjesë, kthejnë në kujtesë mendësinë e gabuar kolonizuese: “Sugjerimi i Presidentit francez që çështja e Amazonës të diskutohet në samitin e G7-s, pa pjesëmarrjen e vendeve të rajonit, kujton mendësinë e gabuar kolonizuese, e cila nuk i përket shekullit të 21”.

Pyjet e Amazonës janë një magazinë jetësore e karbonit, e cila ngadalëson ritmin e ngrohjes globale. Të dhëna satelitore të publikuara nga Instituti Kombëtar për kërkimin hapsinor treguan një rritje prej 85% të zjarreve rreth Brazilit këtë vit, shumica e tyre në rajonin e Amazonës.

Ambientalistët fajësojnë qeverinë e Bolsonaros, e cila, sipas tyre, ka inkurajuar fermerët të pastrojnë tokën. Por, vetë Presidenti brazilian këmbëngul se organizatat joqeveritare e kishin nisur zjarrin, edhe pse nuk ka prova që ta vërtetojnë këtë. Në komentet e bëra të enjten ai pranoi se fermerët mund të jenë të përfshirë në zjarrvënie.

Imazhet satelitore që tregojnë shumicën e pyjeve të mbuluara nga tymi kanë shokuar brazilianët dhe i kanë dhënë nismë lëvizjes #lutunipëramazonën në rrjetet sociale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...