Ursula zgjedh komisionerët e rinj të BE-së

Tuesday, 27 August 2019 10:09

Presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen fillon sot (27.08) bisedimet me kandidatët e rekomanduar që pritet të marrin postet e komisionerëve të Bashkimit Europian.

Nga Deutsche Welle

Zyrtarisht presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen fillon këtë të martë me bisedimet për përzgjedhjen e kandidatëve që duan të marrin postet e komisionerëve të BE. Britania e Madhe ka hequr dorë nga dërgimi i kanditatëve, pasi më 31 tetor dëshiron të dalë nga BE. Von der Leyen dëshiron të verifikojë më parë, nëse janë të përshtatshëm emrat e dërguar nga shtetet anëtare për poste dhe të bisedojë për detyrat e mundshme. Komisionerët qëndrojnë për 5 vite në post, deri në zgjedhjet e reja europiane. Komisioni Europian i ngjason një qeverie me disa fusha të ndryshme, i cili propozon ligje të BE dhe vëzhgon respektimin e tyre.

Presidentja e re e KE, Ursula von der Leyen parashikon të zerë të paktën 50% të posteve të komisionerëve me kandidate femra, por deri tani ka 13 emra burrash të propozuar dhe 10 femra. Nga shtatori personat e emëruar do duhet të paraqiten para Parlamentit Europian, që në fund duhet ta miratojë Komisionin e ri Europian. Emrat e dërguar nga qeveritë e vendeve anëtare normalisht mbahen të fshehtë deri në emërimin e tyre përfundimtar.

Në media janë përmendur megjithatë, emra si Frans Timmermans, ish-zëvendëspresident i Komisionit Europian, që përflitet se do të drejtojë sektorin e klimës, një fushë e rëndësishme për von der Leyen, apo emri i ministrit të Jashtëm belg, Didier Reynders, që është propozuar nga qeveria belge. Edhe kandidatja liberale, Margaret Vestager përflitet për poste të larta në Komisionin e ri Europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...