Sudani nën ujë, vdesin 62 persona

E mërkurë, 28 August 2019 10:00

Të paktën 62 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në Sudan, në veri-lindje të Afrikës, pasi reshjet e shumta përmbytën gjithë territorin e vendit, duke shkatërruar mijëra shtëpi.

Reshjet e pandërprera që nga muaji korrik, veç shkatërrimeve, kanë detyruar rreth 200,000 njerëz në të gjithë Sudanin të shpërngulen nga tokat e tyre.

Shumë fshatra në veri të Kryeqytetit tashmë ndodhen nën ujë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SUNA, rreshjet e shiut kanë prekur 17 nga 18 provincat e Sudanit.

Në Kryeqytetin Khartoum, aty ku takohen lumenjtë e Nilit të bardhë dhe blu, janë përmbytur të paktën 35.750 shtëpi, rreth dy të tretat e të cilave janë rrënuar plotësisht.

Autoritetet e vendit kanë nxjerrë ushtrinë nga gazermat për të siguruar ndihma për të pastrehët.

Rreshjet kanë përmbytur shumë rrugë dhe kanë dëmtuar mjaftë objekte dhe struktura veçanërisht në periferin jugore të vendit.

Fatkeqësia natyrore ka shkaktuar gjithashtu dëme në burimet ushqimore. Rreth 36 mijë kokë bagëti janë mbytur.

Sezoni i rreshjeve në Sudan pritet të vazhdojë deri në fund të muajit tetor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...