Skandal në Angli/ Grupi i mbështetur nga Soros i kujton Mbretëreshës prerjen e kokës së Mbretit Charles I

E Enjte, 29 August 2019 22:15

Mbretëresha ka miratuar një kërkesë të qeverisë së Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin, duke ngjallur zemërim mes atyre që mbështesin qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE.

Politikani Jacob Rees-Mogg e ka përshkruar zemërimin si të pavërtetë dhe tha se masa ishte “kushtetuese dhe e duhur”.

Një grup i atyre që kërkojnë qëndrimin e Britanisë në BE, i cili thuhet se është mbështetur nga miliarderi hungarez George Soros, nënvizoi fatin e keq të monarkes në një postim në ‘Twitter’, postim të cilin shumë e kanë krahasuar me Luftën Civile në Angli.

Mbreti Charles I iu pre koka në vitin 1649 pasi ai sulmoi deputetët në një përpjekje për të pretenduar epërsinë e monarkisë mbi Parlamentin.

Grupit “Best for Britain”, që ka 47,000 ndjekës në ‘Twitter’, dukej se sugjeronte se Mbretëresha Elizabeta II mund të pësonte një fat të ngjashëm pasi ra dakord për pezullimin e Parlamentit për një muaj me mesit të shtatorit dhe 14 tetorit.

Kryeministri Johnson ka theksuar se parlamenti i tanishëm me 340 ditë pune, është më i gjati për sa i përket kohës së punës për gati 400 vjet dhe ai thotë se duhet të pezullohet në mënyrë që një program i ri legjislativ të mund të futet në Fjalimin e Mbretëreshës në 14 Tetor.

“Best for Britain”, që besohet të jetë mbështetur nga Soros, tha se “nuk do të kishte kuptim që Mbretëresha të mbështesë këtë manovër thellësisht jodemokratike, antikushtetuese dhe thelbësisht politike nga qeveria.”

“Nëse Mbretëreshës i kërkohet të ndihmojë, ajo do të bënte mirë të mbante mend që historia nuk do të dukej shumë miqësore me familjarët të cilët ndihmojnë dhe mbajnë pezullimin e demokracisë.” – shkroi në ‘Twitter’ grupi anti-Brexit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...