SHBA/ Vendoset data e gjyqit për organizatorin e sulmeve të 11 shtatorit

Saturday, 31 August 2019 15:47

Gati dy dekada pas sulmeve të 11 shtatorit ndaj kullave binjake në Nju Jork, autoritetet amerikane kanë vendosur që të japin verdiktin përfundimtar mbi njeriun që ata e konsiderojnë si trurin e asaj ngjarjeje me përmasa apokaliptike, e cila efektoi një konfigurim të ri të gjeopolitikës botërore me praninë amerikane në Lindjen e Mesme, por dhe dy luftra më pasoja të rënda siç ishin ajo në Afganistan dhe Irak.

Khalid Sheikh Mohammed do të paraqitet në gjykatë në janar 2021 në Bazën Detare Amerikane në Gjirin e Guantanamos, njoftuan media amerikane.

Gjykatësi i ushtrisë, koloneli Shane Cohen caktoi këtë datë duke sinjalizuar fillimin e përzgjedhjes së një jurie ushtarake në ë bazë detare në Kubë, raporton The New York Times.

Mohammed dhe katër anëtarët e al-Kaidës, Walid bin Attash, Ramzi Bin al-Shibh, Ammar al-Baluchi dhe Mustafa Ahmed al-Hawsawi, mund të dënohen me vdekje.

Udhëheqësi i grupit, Mohammed pranoi në vitin 2007 se ai kishte ideuar e drejtuar sulmin.

“Unë kam qenë përgjegjës për operacionin e 11 shtatorit”, thuhet të ketë thënë Mohammed gjatë marrjes në pyetje.

Mohammed, i cili është pakistanez, dhe katër të tjerët, janë akuzuar për terrorizëm, rrëmbim të një aeroplani, vrasje kundër ligjeve të luftës, komplot dhe sulm ndaj civilëve.

Ai u arrestua në mars 2003 në një shtëpi në Rawalpindi, Pakistan, së bashku me al-Hawsawi dhe disa anëtarë të tjerë të al-Kaedës.

SHBA njoftoi në vitin 2006 se po e mbante Mohamedin në një burg të fshehtë të huaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...