Atentatori i Robert Kenedit qëllohet me thikë në burgun e Kalifornisë…

Saturday, 31 August 2019 21:58

Personi që vrau Robert Kenedin mëse gjysmë shekulli më parë u gjet i qëlluar me thikë në një burg të Kalifornisë. Autoritetet e identifikuan viktimën si Sirhan Sirhan, i cili ka qenë në burg për më shumë se 50 vjet për vrasjen e Kennedit gjatë garave presidenciale në vitin 1968.

Autoritetet thanë se personi i qëlluar me thikë ndodhet në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Sirhan, i cili është 75 vjeç, e qëlloi Kenedin në kuzhinën e Hotelit Ambasador në Los Angeles, menjëherë pasi politikani shpalli fitoren në zgjedhjet paraprake presidenciale të demokratëve në shtetin e Kalifornisë. Kenedi vdiq të nesërmen.

Sirhan Sirhan u shpall fajtor për vrasjen, por dënimi i tij me vdekje u ndryshua më vonë në burgim të përjetshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...