NATO: Një ushtar amerikan dhe një rumun vriten në Afganistan

E Enjte, 05 September 2019 18:35

NATO-ja tha të enjten se një ushtar amerikan dhe një rumun humbën jetën “në luftime” të enjten në Kabul të Afganistanit, duke e çuar numrin e të ushtarëve amerikanë të vrarë në 16 këtë vit.

Misioni i NATO-s nuk ka dhënë detaje të tjera.

Njoftimi erdhi disa orë pasi Talibanët morën përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me makinë bombë të enjten në kryeqytetin e Afganistanit, që shkaktoi vdekjen e të paktën 10 vetëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Nasrat Rahimi tha se të vdekurit ishin civilë dhe se nga sulmi në Kabul u plagosën 42 persona të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në një zonë diplomatike të fortifikuar, ku ndodhet ambasada amerikane, si edhe objekte kryesore të qeverisë afgane.

Një zëdhënës i Talibanëve tha se sulmi kishte në shënjestër të huajt.

Grupi militant ishte përgjegjës për një sulm tjetër këtë javë ndaj një kompleksi të huaj që shkaktoi vdekjen e të paktën 16 vetëve dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve.

I dërguari amerikan Zalmay Khalilzad vizitoi Kabulin këtë javë për t'u takuar me zyrtarët afganë për atë që ai e përshkroi si një "marrëveshje në parim" që Shtetet e Bashkuara kishin arritur me Talibanët për tërheqjen e trupave amerikane nga pesë baza ushtarake.

Plani ka të bëjë me 5.000 nga 14,000 trupat amerikane të vendosura aktualisht në Afganistan.

Në këmbim, talebanët do të hiqnin dorë nga lidhjet me al-Kaidën dhe do të garantonin që Afganistani të mos përdorej për të ndërmarrë sulme terroriste kundër Shteteve të Bashkuara ose aleatëve të saj.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë që Talibanët do të duhet gjithashtu të hyjnë në bisedime me një delegacion të gjerë që përfaqëson të gjitha seksionet e shoqërisë afgane, përfshirë zyrtarët e qeverisë.

Zyrtarët afganë kanë shprehur shqetësime në lidhje me marrëveshjen dhe kanë thënë se procesi po lëviz shumë shpejt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...