A u vra kapoja i ultrasve të Lazios nga shqiptarët? Dëshmitari flet me emra

Diel, 08 September 2019 16:29

Pak kohë më parë, Italia u trondit nga vrasja e Fabrizio Piscitellit, njohur ndryshe me nofkën “Diabolik”. Ai ka qenë kreu i tifo-grupit të Lazios dhe u ekzekutua mbrëmjen e 7 gushtit 2019, në parkun Aqueducts të Romës.

Pas vrasjes, prokurorët janë duke hetuar se kush e ka kryer ekzekutimin e Pisticellit. Prokurorët do të pyesin një person të konsideruar fashist, 47 vjeç në Romë, i cili është arrestuar në kuadër të hetimeve të kryera.

Fabio Gaudenzi,, njohur me nofkën “Rommel” u mor në pyetje nga hetuesit, nën dyshimin se ka kryer vrasjen

Para se të arrestohej, Gaudenzi publikoi një video në “You Tube”, ku shprehet se të hënën do të publikojë emrat e vrasësve.

Dëshmia e  Rommelit pritet që të jetë vendimtare për të zbuluar se cila dorë e zezë qëndron pas vrasjes së “Diabolik”. Ai ka thënë se do të tregojë sesi kreu i tifo-grupit lacial është vrarë nga mafia shqiptare, drejtuar nga Arben Zogu dhe bashkëpunëtori i tij i dyshuar Adrian Comani. Hetuesit hedhin dyshime se ata janë veçanërisht të rrezikshëm.

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me përplasje bandash.

Vetë Fabrizio Piscitelli thuhet se ka qenë anëtar i mafiez napolitane “Camorea”, e cila ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Romë.

Në gjyqin e zhvilluar tre ditë më parë, Fabio Gaudenzi, nuk pranoi të flasë, pasi ka frikë nga shqiptarët, edhe pse tha se do të tregojë çdo gjë. 

Në një përgjim mjedisor të 27 nëntorit 2012, hetuesit regjistruan një bisedë midis të akuzuarve, ku thuhet se Piscitelli ia ka dalë të jetë në majat e një karriere “të pasur” kriminale. I dënuari Freddy, dëgjohet në përgjime ku thotë se “Diabolik” për 4 vjet ngjiti shkallët e “karrierës” kriminale në një mënyrë të frikshme.

Tashmë priten ditët në vijim për të zbuluar më tepër rreth vrasjes së kreut të tifo-grupit të Lazios, që tronditi opinionin publik sportiv në vendin fqinj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...