Numër i madh emigrantësh nga Afrika dhe Haiti kërkojnë azil në Amerikë

Hënë, 09 September 2019 21:30

Shumica e emigrantëve që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga kufiri jugor vijnë nga vende si Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori. Por vitin e fundit, punonjësit e Patrullës amerikane të Kufirit në Teksas, në atë që njihet si sektori i qytetit të Del Rio-s, njoftojnë se kanë ndaluar emigrantë që vijnë nga më shumë se 50 vende të ndryshme të botës. Korrespondentët e Zërit të Amerikës Ramon Taylor dhe Victoria Macchi biseduan me disa familje që kërkojnë azil, të cilët kanë ardhur nga përtej Atlantikut, duke kaluar përmes kontinetit amerikan në drejtim të kufirit SHBA-Meksikë, të dëshpëruar për një fillim të ri.

Emigrantët që vijnë nga Amerika qendrore përbëjnë numrin më të madh të të ndaluarve nga Patrulla Kufitare amerikane sesa nga çdo rajon tjetër i botës. Megjithatë, në jug të Teksasit, shumë azil-kërkues kanë udhëtuar edhe më gjatë për të mbërritur aty. Nga më shumë se 51 mijë persona të ndaluar këtë vit, Patrulla Kufitare amerikane raporton se më shumë se 2 mijë vetë vijnë nga Haiti dhe rreth 1.700 të tjerë nga 36 vende të Afrikës.

“Në median sociale ata dëgjojnë se Akuna, që ndodhet përtej Del Rios, është një vend i sigurt për t’u kaluar. E vërtetë ose jo, kjo është ajo çka njerëzit dëgjojnë, dhe ata nisin udhëtimin në atë drejtim”, thotë Allen Vowell, punonjës i Patrullës Kufitare amerikane, sektori Del Rio.

Julia dhe dy vajzat e saj u larguan nga Kasai një province e Republikës Demokratike të Kongos në vitin 2014. Djali i saj u vra po atë vit dhe qëndrimi atje siç thotë Julia, do të vinte në rrezik jetën e vajzave të saj. “Ndërsa fle, hajdutët hyjnë nga çatia. Ata na kërkojnë para dhe nëse nuk ke, ata do të të përdhunojnë vajzat….”, thotë ajo.

Fillimisht, ato u nisën për në Angolë. Por Julia thotë se edhe atje nuk kishte siguri. Kështu që në vitin 2018, ato u larguan sërisht. Udhëtuan me aeroplan drej Ekuadorit dhe më pas me autobus dhe një varkë drejt Kolumbisë. Ishin 14 ditë të tmerrshme ato të kalimit në grykën Daren në Panama, një nga rrugët më të rrahura nga familjet emigruese afrikane.

“Shumica e njerëzve që takuam kishin para mjaftueshëm për të blerë një biletë ose për të koordinuar transportin larg zonës kufitare. Mendoj se kjo gjë mundësoi lëvizjen më të shpejtë dhe më pas udhëtimin e tyre më në brendësi në pritje të seancave dëgjimore të imigracionit”, thotë shefi i Patrullës Kufitare në sektorin e Del Rio-s, Raul Ortiz.

Por pranë kufirit jugor të Meksikës me Guatemalën është rritur shqetësimi tek shumë emigrantë nga Afrika dhe Haiti. Ata presin prej javësh për leje për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt veriut. Ata që ia dalin të kalojnë dhe të futen në territorin e SHBA-së dhe që lirohen nga paraburgimi, përballen me shumë sfida të reja në qytete si San Antonio, i Teksasit, në kushtet kur nuk kanë të afërm apo të njohur në vend.

“Emigrantët nga Afrika kanë vështirësi të gjejnë strehim të përkohëshëm kudo në vend”, thotë Gavin Rogers, Pastor në kishën Travis Park. Kontrasti mes tyre dhe njerëzve që vijnë nga Amerika Qëndror, si Kuba e Venezuela, është i fortë, pasi këta të fundit përgjithësisht kanë më shumë lidhje në SHBA. Megjithatë shumë prej tyre vazhdojnë të presin seancat dëgjimorë në Meksikë, për emigrim në SHBA, bazuar ne politikën që mund t’i mbajë ata në Meksikë.

“Dëgjoj lajmet se mund të qëndroj në Meksikë. E kapluar nga frika, i kërkova një zyrtari aty që të më lejonte të hyja në SHBA. Ai më tha jo dhe se duhet të kthehesha në Meksikë, sepse kjo ishte marrëveshja me qeverinë”, thotë një azil-kërkuese nga Venezuela. Megjithatë ajo vazhdon të presë ditën e seancës së gjykimit të kërkesës së saj për azil, që pritet të mbahet në fund të muajit tetor. /Voa/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Champions/ Napoli shemb kampionët, paqe në Dortmund-Barcelona

Sport

Champions/ Napoli shemb kampionët, paqe në Dortmund-Barcelona

Mbrëmje e çmendur në Champions League, me rezultate të jashtëzakonshme anembanë kontinentit. Napoli ka befasuar kampionët në fuqi të Europës, teksa në “San Paolo” kanë dominuar Liverpulin me rezultatin 2-0...

Ekzekutimi i Santiago Malkos, kush janë 4 personat e shpallur në kërkim

Aktualitet

Ekzekutimi i Santiago Malkos, kush janë 4 personat e shpallur në kërkim

Pas dëshmisë që i arrestuari i vetëm si dyshuar i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos ka dhënë para grupit hetimor, policia ka shpallur në kërkim të paktën 4 persona...

Kuriozitete

Fotografohet zebra e rrallë

Një zebër e rrallë e porsalindur është fotografuar në Rezervuarin “Maasai Mara Game” në Kenia. Kafsha me ngjyrë kafe dhe me pika të bardha vodhi vëmendjen e Antony Tira, i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!