Në New York, një minutë heshtje për 11 shtatorin bëhet ligj

E mërkurë, 11 September 2019 10:32

Shkollat publike në New York do të mbajnë një minutë heshtje çdo vit, për të kujtuar dhe nderuar viktimat që humbën jetën në sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001.

Është ky ligji i ri që ka firmosur guvernatori i New York, Andrew Cuomo. Sipas deklaratës së publikuar nga zyra e tij, ky ligj synon të inkurajojë dialogun dhe edukimin në klasat, si edhe të sigurojë që gjeneratat e ardhshme të kuptojnë se sulmi terrorist në vitin 2001 i mori jetën më shumë se 3.000 njerëzve".

"Shtatori i vitit 2001 ishte një nga periudhat më të errëta të këtij shteti dhe të historisë së kombit tonë dhe ne u detyrohemi atyre që humbën jetën dhe heronjve të vendit që vrapuan drejt rrezikut të asaj dite dhe ditëve që pasuan ku duhej të bënim gjithçka për të mbajtur gjallë kujtesën e tyre", shprehet Cuomo.

Gurvenatori shtoi se "duke vendosur këtë ditë të përvitshme kujtese dhe një minutë heshtje në shkollat publike, ne do të ndihmojmë që mos të harrojmë kurrë, jo vetëm dhimbjen e atij momenti por kurajën, sakrificën dhe përkushtimin që përcaktoi dhe përgjigjen tonë".

Legjislacioni u mbështet edhe nga senatori i shtetit Joseph P.Addabbo dhe anëtarja e asamblesë legjislative Stacey Pheffer Amato, duke hyrë menjëherë në fuqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...