Ambasadorja e Trump në OKB, nënë me 6 fëmijë, gjyshe me 11 nipër

Diel, 15 September 2019 09:27

Kelly Craft filloi ditën e parë të punës si ambasadore e SHBA në OKB duke siguruar se do të vazhdojë politikat e filluara nga administrata e presidentit Trump.

Nga Deutsche Welle

Ambasadorja amerikane në OKB Kelly Craft, filloi të enjten (12.09) punën në detyrën e re. Ditën e filloi me dorëzimin e kredencialeve Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, të cilit i siguroi se "do të punojë në partneritet me gjithë vendet anëtare të OKB, për ta bërë botën më të lirë dhe më të begatë”.

Pastaj ambasadorja Craft doli para gazetarëve me një deklaratë për shtyp, ku foli për krenarinë që ndjen të mbajë postin e ambasadores së SHBA në OKB, dhe premtoi se do të vazhdojë politikat e filluara nga administrata e presidentit Trump në OKB.

"Udhëheqja e Amerikës është e rëndësishme, kështu që unë do punoj për ta siguruar atë,” tha Craft. Ambasadorja deklaroi se "do të mbrojë vlerat dhe interest e Amerikës”, do të mbështetet tek miqtë dhe aleatët, dhe do të luajë rolin e avokatit për të varfërit dhe të dobëtit.

Më pas ajo morri pjesë në Këshillin e Sigurimit, ku u diskutua sot gjendja në Republikën e Afrikës Qendrore, në Libi dhe Kolumbi.

Ambasadorja Craft i njeh Kombet e Bashkuara në Nju Jork, ku ka qendruar si delegate në Asamblenë e Përgjithshme, e dërguar në 2007 nga presidenti Bush.

Ambasadorja Craft u emërua nga Presidenti Trump në postin e ambasadorit të OKB në shkurt të këtij viti. Kur morri këtë emërim ambasadorja Craft ishte duke mbajtur postin e ambasadores amerikane në Kanada. Gjatë qëndrimit dyvjeçar atje ajo punoi për rishikimin e marrëveshjes të tregëtisë së lirë të SHBA, me Meksikën dhe Kanadanë.

Ambasadorja Craft është sipërmarrëse dhe filantropiste nga Kentaki, ku ka mbajtur edhe disa poste lokale. Ajo i jep shumë rëndësi edukimit. Craft është e martuar, ka gjashtë fëmijë dhe është gjyshe e njëmbëdhjetë nipërve dhe mbesave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...