Protesta në Paris kundër reformave të Macronit në pensione

Hënë, 16 September 2019 22:18

Juristë, mjekë e pilotë u mblodhën të hënën në Paris për të protestuar kundër planit të Qeverisë së Francës për reforma në pensione. Qeveria e presidentit Emmanuel Macron sapo ka nisur një nga reformat më ambicioze të saj: bashkimin e 42 sistemeve të ndryshme të pensioneve në Francë në një sistem të vetëm, të bazuar në pikë.

Macron këmbëngul se kjo mënyrë do të jetë më e drejtë, por disa profesione thuhet se do të humbasin. “Të gjitha profesionet këtu i kanë trajtuar mirë fondet e tyre”, tha për agjencinë Reuters piloti i kompanisë Air France, Thierry Oriol, i cili ishte një nga disa qindra protestues që marshuan nëpër qendër të Parisit.

Në fund të javës së kaluar, punëtorët e transportit publik në Paris kanë qenë po ashtu në grevë për shkak të reformave në pensione. Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç po ashtu do të marrin pension më të ulët.

Qeveria e Francës do që parlamenti të votojë për to në fillim të vitit të ardhshëm. Macron është dobësuar politikisht nga protestat antiqeveritare të lëvizjes “Jelekët e verdhë” qysh në fund të vitit 2018 dhe në fillim të këtij viti.

Këto protesta, që kanë shpërthyer edhe në dhunë, janë nxitur nga zemërimi i qytetarëve për rënien e standardit të jetesës dhe gjithashtu shqetësimet e tyre se Macron po e shtyn me ngulm agjendën e tij të reformave. /Rel/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...