Kryeministri i Luksemburgut: Brexit është një makth, Johnson asnjë plan serioz

Hënë, 16 September 2019 20:31

Procesi i Brexit-it, apo i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, është shndërruar në “makth”, tha kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, pas takimit me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Bettel tha se Johnson ka dështuar të paraqesë ndonjë plan serioz, që do të mundësonte Brexit-in me marrëveshje me BE-në, më 31 tetor. Por, Johnson, i cili e anuloi konferencën për media për shkak të zhurmës së protestuesve në Luksemburg, tha se “është bërë shumë punë” dhe se “letrat janë shpërndarë”.
 
Bettel, në anën tjetër, tha se “zgjidhja e vetme” është marrëveshja ekzistuese për Brexit-in. Kjo marrëveshje është arritur vitin e kaluar nga paraardhësja e Johnsonit, Theresa May, por ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik, kryesisht për shkak të politikave që parashihte në kufirin me Irlandën.

Data për Brexit është shtyrë dy herë. Johnson këmbëngul tani se Brexit-i do të ndodhë më 31 tetor, me ose pa marrëveshje me BE-në. Bettel tha se, për momentin, nuk ka “propozime konkrete në tryezë” nga Britania e Madhe dhe shtoi se BE-së “i duhen më shumë sesa fjalë”. “Ne kemi nevojë për propozime të shkruara dhe koha po kalon. Kështu që ndaloni së foluri dhe veproni”, tha Bettel.

Institucionet financiare e kanë paralajmëruar Britaninë për pasoja të rënda ekonomike nëse e lë BE-në pa marrëveshje. Qytetarët britanikë kanë vendosur për Brexit-in në një referendum të mbajtur në vitin 2016. /Rel/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...