Zëvendësimi i John Bolton, Trump rrëfen kandidatët potencialë

E mërkurë, 18 September 2019 10:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 17 shtator, shpalli pesë emra si zëvendësues të mundshëm, për pozitën e lirë të këshilltarit të sigurisë kombëtare, katër prej të cilëve kanë punuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, raportoi Reuters.

Duke folur para gazetarëve në bordin e aeroplanit presidencial, Trump renditi fillimisht, Ricky Waddell, një ish-këshilltar i sigurisë kombëtare, së bashku me Keith Kellogg, i cili aktualisht shërben si këshilltar për siguri i nënpresidentit amerikan, Mike Pence.

Më pas, Robert O’Brien, u veçua si një pasardhës i mundshëm i John Boltonit, i cili u shkarkua javën e kaluar nga ana e presidentit Trump. O’Brien është një veteran i politikës së jashtme në qarqet e Partisë Republikane.

Ish-oficeri i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Fred Fleitz është një tjetër zëvendësim i mundshëm. Ai shërbeu si sekretar ekzekutiv i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Fleitz është kritik ndaj Iranit dhe ka pikëpamje të linjës së ashpër mbi islamin.

Lisa Gordon-Hagerty, nënsekretare e sigurisë bërthamore në Departamentin e Energjisë, gjithashtu u rendit si zëvëndësuese e mundshme e Boltonit. Ajo gjithashtu ka shërbyer në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Pozita e këshilltarit të sigurisë kombëtare nuk kërkon konfirmim të Senatit të SHBA-së. Këshilltari-ja e sigurisë kombëtare jep këshilla për çështjet e mbrojtjes, të sigurisë dhe diplomacisë dhe është pozicioni më i lartë i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare.

Megjithëse këta emra u përmendën nga presidenti Trump, më vonë përmes një deklarate zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha se lista nuk është e plotë.

Më 10 shtator, presidenti Donald Trump, e shkarkoi këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton, duke i thënë se shërbimet e tij në Shtëpinë e Bardhë nuk janë më të nevojshme.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham u tha gazetarëve se “Presidenti (Donald Trump) nuk i kanë pëlqyer shumë politikat e tij (John Boltonit), dhe se ata kanë pasur mospajtime”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...