Trumpi thotë se do ta fitonte Nobelin ‘nëse do të ndahej në mënyrë të drejtë’

Tuesday, 24 September 2019 14:21

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se ai e meriton çmimin Nobel për një varg çështjesh, mirëpo nuk e ka fituar atë, sepse çmimi nuk është ndarë në mënyrë të drejtë.

 

"Unë mendoj se do të merrja një çmim Nobel për shumë gjëra, nëse ata do ta jepnin atë me të drejtë, gjë që ata nuk e bëjnë", tha Trump, më 23 shtator, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, përcjell rel.

Komenti i Trumpit erdhi si përgjigje e një vërejtjeje nga një gazetar, se Trump do të meritonte një çmim Nobel nëse ai mund të zgjidhë mosmarrëveshjen midis Indisë dhe Pakistanit mbi rajonin e ndarë të Kashmirit.

Kashmiri pretendohet nga India dhe Pakistani, që kur këto vende e fituan pavarësinë nga Britania e Madhe në 1947.

Presidenti amerikan ka ofruar të ndërmjetësojë mosmarrëveshjen, e cila ka çuar në dy luftëra midis rivalëve rajonalë.

Paraardhësi i Trumpi, ish presidenti amerikan, Barack Obama, e kishte fituar çmimin Nobel.

Trump tha se Obama e mori çmimin aq herët në presidencën e tij sa që "ai nuk e kishte idenë pse e mori atë".

"Kjo ishte e vetmja gjë për të cilën u pajtova me të", tha Trump.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...