SHBA dhe Korea e Veriut rinisin bisedimet bërthamore

Saturday, 05 October 2019 21:54

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore kanë arritur në Suedi të shtunën për të rinisur bisedimet bërthamore me shpresën për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.

Samiti i fundit midis presidentit Trump dhe liderit Kim Jong-un përfundoi pa marrëveshje. Që nga atëherë, nuk është shënuar progres edhe pse të dyja palët u deklarun të gatshme për vazhdimin e negociatave.

Bisedimet e reja vijnë disa ditë pas testimit të një rakete nga Korea Veriore. Raketa u lëshua afër detit ku kishte mundësi që të kalonte territorin e Koresë Veriore.

Korea Veriore e ka të ndaluar përdorimin e raketave balistike nga rezoluta e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara, dhe është nën sanksionet e SHBA-se dhe Britanisë për programin bërthamor.

Bisedimet po zhvillohen në ishullin Lidingo, në periferi të Stokholmit, ku pritet të takohen Përfaësuesi Special i SHBA-së, Stephen Bjegun dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Myong Gil.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka rënie të besimit dhe mbështetjes nga populli, pas nisjes së procedurave të shkarkimit që lidhen me telefonatën e zhvilluar në mes Trumpit dhe presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelenskyi, në të cilën kërkohen hetime ndaj ish zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden dhe djalit të tij./VOA/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...