Gjykatësi në Nju Jork: Trump të dorëzojë formularët e taksave

Hënë, 07 October 2019 18:41

Sipas vendimit të një gjykatësi federal të marrë të hënën, Presidenti Donald Trump duhet të dorëzojë formularët e taksave për 8 vitetet e fundit, në bazë të kërkesës së prokurorit në Manhatan. Avokatët e presidentit kishin argumentuar se zoti Trump gëzonte imunetet ndaj padive dhe nuk kishte pse dorëzonte formularët e taksave.

Zoti Trump e apeloi menjëherë vendimin në gjykatën federale të apelit në Manhatan.Në vendimin e tij gjykatësi Victor Marrero kritikon argumentin e avokatëve të zotit Trump se “presidenti, familja dhe bizneset e lidhura me të, qëndrojnë mbi ligjin”.

Prokurori i Qarkut të Manhatanit Cyrus Vance kishte kërkuar zyrtarisht taksat personale dhe të kompanive të zotit Trump nga 2011 në 2018.

Avokatët e zotit Trump kishin argumentuar se presidenti gëzon imunitet dhe nuk mund të ishte subjekt i hetimit penal për sa kohë është në detyrë dhe se Kushtetuta sipas tyre kërkonte që prokurori të priste derisa zoti Trump të largohej nga posti.

Donald Trump pritet të kandidojë për t’u rizgjedhur. Mandati aktual i tij përfundon më 20 janar 2021.

Presidenti është përpjekur të mos ofrojë të dhëna mbi shumë aspekte të financave të tij, pavarësisht se gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë kishte premtuar se do publikonte të dhënat mbi taksat.

Prokurori Vance bëri kërkesë zyrtare për taksat, katër javë pasi lëshoi një tjetër kërkesë drejtuar organizatës Trump për të dhëna mbi pagesat e bëra ndaj dy grave përpara zgjedhjeve të vitit 2016, për të blerë sipas tij, heshtjen e tyre.Ato pretendojnë se kanë patur marrëdhënie seksuale me zotin Trump, por ai e mohon këtë gjë./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...