Thirrja e 14-vjeçares shqiptare nga kampet luftës në Siri: Po Shqipëria, çfarë po bën për ne

E mërkurë, 16 October 2019 16:21

Rrëfimi i Evës, vajzës shqiptare që i ati e çoi në Siri në moshën 8-vjeçare, ngre pikëpyetje të përpjekjeve të shtetit shqiptar për ta kthyer atë në atdhe.

Top Channel pyeti përgjegjësin kurd për të huajt që shkojnë në Siri, zotin Abdulkarim Omar nëse ka patur komunikim me shtetin shqiptar në lidhje riatdhësimin e fëmijëve dhe grave që gjenden në Siri dhe ai e mohon këtë. “Nuk ka komunikim midis nesh për këtë çështje, dhe ne tani jemi të zënë me agresion turk në rajonet tona dhe ne nuk mund të diskutojmë në lidhje me këtë”, thotë ai.

Ndërsa, daja i 14-vjeçares tregon se në 6 vite ndërhyrja e shtetit shqiptar ka qenë e vonuar pasi nuk ka pasur rezultat. “Si ka mundësi, pyet Agim Ndregjoni, se shtetasit e Kosovës janë bashkuar me familjet, ndërsa nipi dhe mbesa e tij ende jo kur të gjithë ishin në të njëjtin kamp?

E ndërkaq e ëma e fëmijëve që gjenden në kampin Al Hol, ka dëgjuar për herë të fundit zërin e Evës që sot quhet Sara në muajin shkurt. “Unë nuk kam telefon, ai telefoni ishte i asaj kosovares. Ajo kosovarja ka ikur dje me gjithë të tjerat. Prandaj s’kam qysh flas. Nuk kam as telefon , asgjë. Ndaj sot erdha te këto rusët t’iu lajmëroja”, thotë vajza.

Komunikimi i fundit me vajzën , familja Dumani e ka patur mbrëmjen e të hënës ku paralajmëronte rrezikun që e priste nga sulmi turk në Siri dhe zhvendosja e tyre nga autoritetet kurde./ TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...