Hetimi për shkarkimin e presidentit Trump

E mërkurë, 16 October 2019 19:21

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit u tha ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve të martën se zyrtarë të administratës i kishin thënë atij "të mos merrej” me çështjet e lidhura me Ukrainën në respekt të atyre që zyrtari i quajti si “three amigos” "tre miqtë" të cilët sipas tij kishin marrë kontrollin e politikës së jashtme në raport me Kievin.

Ligjvënësi demokrat Gerald Connolly u tha gazetarëve se George Kent u kishte folur rreth një takimi në Shtëpinë e Bardhë më 23 maj. gjatë së cilit shefi në detyrë i kabinetit të Presidentit Donald Trump, Mick Mulvaney, kishte vendosur në krye të punëve që lidhen me Ukrainën, sekretarin e Energjisë Rick Perry, ambasadorin amerikan në Bashkimin Evropian Gordon Sondland si dhe të dërguarin amerikan në Ukrainë Kurt Volker.

Sipas dëshmisë së zotit Kent ata e "quanin veten si tre miqtë" dhe po kështu edhe në prani të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy gjatë një takimi në Kiev, tha ligjvënësi Connolly.

Zoti Connolly tha se zoti Kent u kishte thënë ligjvënësve se administrata Trump po vononte ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës ndërsa nxiste zotin Zelenskiy që të hetonte një kompani të lidhur me djalin e kundërshtatit të tij politik Joe Biden.

Ndërkohë të marten ligjvënësi demokrat Adam Schiff tha se kundërshtitë për të dëshmuar apo sjellë dokumente në hetimet për shkarkimin e presidentit nga ana e përfaqësuesve të administratës Trump dhe avokatit personal të presidentit, Rudy Giuliani po vazhdojnë të ndërtojnë një çështje për t’u hetuar siç është ajo e pengimit të drejtësisë.

Zyra e nënpresidentit Mike Pence tha se hetimi që po kryen Dhoma e Përfaqësuesve është nuk ka marrë miratim, ndërsa kërkesat zyrtare për dëshmi dhe dokumente "kanë një subjekt tejet të gjerë".

Zyrtarët e Pentagonit njoftuan se aktualisht nuk do të jenë në gjendje të pajtohet me kërkesat e Kongresit për arsye ligjore.

Zyra e buxhetit e Shtëpisë së Bardhë e hodhi poshtë kërkesën e Kongresit dhe po kështu avokati personal i zotit Trump, Rudy Giuliani, i tha jo kërkesës zyrtare për të dërguar në Kongres dokumente që lidhen me përpjekjet e dyshura të tij për t’i bërë presion Ukrainës për të hetuar ish-nënpresidentin dhe kandidatin demokrat për president Joe Biden.

"Ky duket të jetë një hetim antikushtetues, pabaza dhe i paligjshëm", tha avokati i zoti Giuliani, Jon Sale, në një letër drejtuar komisionit të Zbulimit.

"Kërkesa zyrtare e Kongresit për dëshmi është tejet e gjerë dhe kërkohen dokumente përtej qëllimit të hetimit të ligjshëm" shkruante zoti Sale, duke shtuar se “informacionet që demokratët kërkojnë mbrohen nga e drejta ligjore për të ruajtur konfidencialitetin e komunikimeve mes një avokati dhe klientit të tij”.

Të martën vonë ligjvënësi Michael McCaul, udhëheqësi i republikanëve në komisionin për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve kritikoi faktin që hetimi po zhvillohet me dyer të mbyllura në një kohë kur sipas tij, duhet të ishte i hapur për publikun.

Por zoti Schiff tha se republikanët janë tërësisht të përfaqësuar në seancat me dyer të mbyllura dhe se atyre u është dhënë çdo mundësi të marrin në pyetje dëshmitarët e të shohin provat.

Seancat dëgjimore vazhdojnë të mërkurën me dëshminë e Michael McKinley, një ish-këshilltar i lartë i sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.

Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar bashkëpunimin me hetimin dhe ka kritikuar faktin e mungesës së një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve që duhet të kishte vendosur nëse duhet të niste ose jo hetimi për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit.

Por kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ripërsëriti të martën se një votim i tillë nuk është i nevojshëm. Ajo tha se Dhoma po respekton përgjegjësitë e saj kushtetuese.

Demokratët të cilët po hetojnë zotin Trump dhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, dyshojnë se zoti Giuliani drejton një politikë të jashtme në hije larg në emër të zotit Trump dhe duke shmangur Departamentin e Shtetit.

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton e ka quajtur zotin Giuliani "një bombë me sahat që do t’i hedhë të gjithë në erë", sipas dëshmisë në Kongres të ish-këshilltares së Shtëpisë së Bardhë Fiona Hill.

Hetimet për shkarkimin e presidentit u nxitën nga ankimi i një informatori rreth përmbatjes së një bisede telefonike mes zotit Trump dhe homologut të tij të Ukrainës, të cilën ai e vlerësoi si shqetësuese.

Por Presidenti Trump e ka cilësuar perfekte telefonatës e tij me zotin Zelenskiy dhe ka akuzuar demokratët për “gjueti shtrigash”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...