Hong Kong, kriza politike kalon në parlament

E mërkurë, 16 October 2019 19:24

Kriza politike katër-mujore e Hong Kongut u tranferua në sallën e parlamentit të mërkurën. Shefja ekzekutive Carrie Lam u detyrua të mbarojë para kohe një fjalim vjetor të saj mbi situatën politike në vend.

Protestat nisën që nga momenti kur zonja Lam hyri në sallë. Ligjvënësit pro-demokracisë mbanin foto të saj me duar të lyera me gjak.

Ata nisën të bërtasin kur zonja Lam nisi fjalimin duke e detyruar atë të largohej nga salla. Një përpjekje e dytë e saj për t’u rikthyer dështoi gjithashtu për shkak të protestave dhe presidenti i Këshillit Legjislativ Andrew Leung vendosi të shtyjë seancën.

Por më vonë zonja Lam mbajti një fjalim televiziv.

Në Uashington, ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve miratuan një seri masash për të mbështetur protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong, përfshirë një rezolutë që dënon ndërhyrjen e Kinës.

Ato që nisën në qershor si protesta kundër një projektligji që parashikonte ekstradimin për procese gjyqësore në Kinë janë zgjeruar në një lëvizje për demokraci të plotë të Hong Kongut. Portestuesit kërkojnë gjithashtu të zhvillohet një hetim i pavarur për përdorimin e dyshuar të forcës së tepërt nga policia, amnisti të plotë për të gjithë aktivistët e arrestuar si dhe dorëheqjen e zonjës Lam.

Policia ka përdorur ujë, gaz lotsjellës e plumba gome kundër demonstruesve. Që nga qershori më shumë se 2 mijë vetë janë arrestuar. Një e treta e atyre që janë dënuar me burg janë adoleshentë 18 vjeçarë por edhe në moshë më të re.

Shumica e protestave kanë qenë paqësore, por ka pasur incidente në rritje gjatë të cilave aktivistë të maskuar kanë kryer akte vandalizmi ndaj bizneseve, sistemit të metrosë së qytetit si dhe kanë sulmuar policinë me tulla e bomba me benzinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...